🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.75 ▼0.11%
ARI 4,219 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,716 ▲ +0.8% ETH $2,536 ▲ +1.1% XRP $1.4104 ▲ +0.43% SOL $111.2400 ▲ +1.03%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.75 ▼0.11 % ARI 4,219 ▲0.05 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.75 ▼0.11 % ARI 4,219 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Arte

Promovimi i kolanës së botimeve shkencore të akademikut Rexhep Meidani në ASH

Konferenca shkencore ndërkombëtare me temë, “Nga gigabota te grimcat elementare, gjithçka lëviz e vetorganizohet: kjo është fizika” me rastin e promovimit të kolanës së veprës shkencore të akademikut Rexhep Meidani, kushtuar kategorive themelore të fizikës: hapësirës, kohës, materies dhe lëvizjes u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Institutin Kombëtar të Fizikës, me synimin për të vlerësuar rëndësinë e këtyre botimeve në fushën e fizikës dhe të mendimit shkencor bashkëkohor, ku reflektohet përvoja shumëvjeçare akademike, kërkimore dhe intelektuale e autorit. Akad.

Mimoza Hafizi, drejtuese e Institutit Kombëtar të Fizikës dhe moderatore e veprimtarisë, nënvizoi se Meidani mbetet thellësisht i lidhur me këtë disiplinë, të cilës i ka kushtuar gjithë jetën akademike dhe që e ka transmetuar me përkushtim te studentët dhe bashkëpunëtorët ndër vite. Sipas saj, konferenca synoi të ndërthurte promovimin e botimeve me reflektimin mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale të kërkimit shkencor në fizikë. Në hapje të konferencës, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad.

Skënder Gjinushi, përshëndeti pjesëmarrësit dhe organizatorët, duke vlerësuar promovimin e figurës akademike të Rexhep Meidanit si pjesë përbërëse të misionit institucional të Akademisë. Seanca e parë vijoi me fjalën e akad. Floran Vila, i cili e vlerësoi akad. Meidanin si personalitet me dimensione të mëdha akademike dhe kontribute shtetërore. Sipas ASH, më pas, akad. Rexhep Meidani prezantoi një përmbledhje të punimeve shkencore me temën “Universi, materia, hapësirë-koha dhe lëvizja fizike”, ku paraqiti një panoramë të zhvillimeve bashkëkohore në fizikën teorike. “Ai vuri theksin te disa nga temat themelore të fizikës që trajtohen në kolanën e librave të tij, si përbërja dhe evolucioni i universit, kategoria e materies, si dhe konceptet e hapësirës, kohës dhe lëvizjes.

Ai e paraqiti fizikën si një proces vetorganizues, ku fenomenet e universit lidhen në mënyrë të brendshme dhe të vazhdueshme, duke e vendosur kërkimin shqiptar në dialog me zhvillimet ndërkombëtare dhe duke nxjerrë në pah dimensionin konceptual të fizikës përtej aplikimeve teknike”, thuhet nga ASH.

Seanca e dytë vijoi me referime nga studiuesit prof. Claude Charlot nga Ecole Polytechnique, Francë, prof. Kimet Jusufi nga Universiteti i Tetovës, prof. dr. Margarita Ifti nga Universiteti i Tiranës dhe akad. Mimoza Hafizi. Në kuadër të konferencës u prezantuan gjithashtu edhe referime nga studentë doktorature, të cilët ndanë rezultatet e punës së tyre kërkimore në fusha të ndryshme të fizikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.