☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,005 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,387 ▼ -2.12% ETH $2,247 ▼ -3.11% XRP $1.2536 ▼ -3.16% SOL $97.3900 ▼ -2.68%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,005 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Protesta e naftëtarëve, administratori i ARMO premton dhënien e pagave

Protesta e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit para Ministrisë së Energjisë për mosmarrjen e pagave, pati rezultat vetëm një premtim. Administratori angazhohet për të bërë pagesat më 29 dhjetor.

Në takimin e zhvilluar në praninë e dy ministrave, Gjiknuri dhe Ahmetaj, merrnin pjese sindikalistët dhe përfaqësues të kompanisë.

Por duket se ky premtim nuk i kënaqi protestuesit, të cilët qenë nisur në këmbë nga Ballshi, për të mbërritur në Tiranë. Sipas tyre, pa një dokument të firmosur s’mund të ketë marrëveshje.

“Këtu do të qëndrojmë, nuk largohemi. Ata do të shkojnë në restorantet më të mira, ne nuk largohemi nga këtu pa marrë pagat”, thonë protestuesit.

Protesta qe paqësore, por nuk munguan momentet e tensionit.

Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët pas takimit Ministria e Financave dhe ajo e energjisë thonë se rafineria është një ndërmarrje në pronësi e përgjegjësi private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktual i punëdhënësit privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.

Rafineria e Ballshit, në pronësi të kompanisë IRTC SHA, gjendet në vështirësi të mëdha financiare. Një ditë më parë, kjo kompani deklaroi se nuk po merr naftë bruto për t’u përpunuar nga “Bankers Petroleum” dhe kjo gjë sipas tyre ka shkaktuar vështirësi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Bankers”, duke thënë se rafineria e Ballshit nuk ka shlyer detyrimet për naftën e marrë dhe për pasojë ka ndërprerë furnizim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.