☁️
Tiranë 31°C · Vranët 18 August 2026
S&P 500 7,703 ▼0.54%
DOW 53,433 ▼0.05%
NASDAQ 26,299 ▼1.3%
NAFTA 84.17 ▲0.51%
ARI 4,460 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,274 ▲ +0.86% ETH $1,898 ▼ -0.28% XRP $0.9974 ▼ -0.26% SOL $76.2000 ▲ +0.67%
S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,433 ▼0.05 % NASDAQ 26,299 ▼1.3 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,460 ▼0.3 % S&P 500 7,703 ▼0.54 % DOW 53,433 ▼0.05 % NASDAQ 26,299 ▼1.3 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,460 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e asaj që e cilësoi si “algoritëm politik” në demokracitë moderne, duke theksuar se rrjetet sociale po zbehin debatin publik dhe po krijojnë një realitet të ri politik.

E ftuar në emisionin “3D nga Albana Dudushi” në RTSH, Ekonomi deklaroi se fuqia që ka sot algoritmi politik qëndron në faktin se u jep njerëzve ndjesinë e pëlqyeshmërisë dhe pranimit pa bërë gjë, ndërsa njëkohësisht dobëson debatin përmbajtësor dhe diskutimin real publik.

“Fuqia që ka sot algoritmi politik është se njerëzve u jep të drejtën e pëlqyeshmërisë dhe mosdebatit, ndërkohë humbet debati përmbajtësor dhe real publik. Kjo gjë po ndodh në botë dhe rreziku i algoritmit politik është rreziku më i madh që ka demokracia sot. Ky algoritëm politik hyn në rrjetet sociale dhe njerëzve u krijon idenë se janë të dobishëm pa bërë asgjë dhe të pëlqyeshëm pa thënë asgjë, vetëm nga pëlqimet që marrin”, tha Ekonomi.

Sipas Ekonomit, algoritmi politik po shfaqet si një aktor i ri në jetën demokratike të shoqërive moderne, duke ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si formohen opinionet dhe perceptimet publike, pa pasur një debat real.

“Ajo që po ndodh në rrjetet sociale lidhet edhe me sigurinë kibernetike të vendit. Ne patëm një sulm kibernetik dhe u ndihmuam nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë që mbështetën vendin. Në algoritmin politik mungon debati real. Ne po presim nga protestuesit të kuptojmë se çfarë kërkojnë. Një pjesë e kërkesave u morën nga Partia Demokratike dhe u sollën në Kuvend dhe morën “neomalësoren” në shesh, këto janë deri tani suksesi i protestës”, u shpreh deputetja.

Ajo bëri dallimin mes ndikimit të algoritmeve politike dhe procesit të dixhitalizimit, duke vlerësuar se shumë qeveri në botë po investojnë në teknologji për përmirësimin e shërbimeve publike dhe jo për manipulimin e debatit politik.

“Bota tjetër është ajo e dixhitalizimit, ku po punojnë shumë shërbime ekzekutive në shumë shtete dhe ku shërbimet publike janë online. Bota përdor inovacionin për dixhitalizimin dhe jo algoritmin politik”, deklaroi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.