☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 76.54 ▲3.63%
ARI 4,173 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,269 ▲ +0.71% ETH $1,732 ▲ +0.79% XRP $1.1299 ▼ -0.51% SOL $72.6700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 76.54 ▲3.63 % ARI 4,173 ▼0.71 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 76.54 ▲3.63 % ARI 4,173 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Ekonomi: Kërkesat mbeten të paqarta, por ka reflektim nga ana jonë për t’i parë problemet thellësisht dhe një ndër to janë pronat

Deputetja socialiste Milva Ekonomi ka komentuar disa prej shqetësimeve të ngritura nga protestuesit në Tiranë, duke theksuar se, sipas saj, kërkesat e protestës nuk janë artikuluar qartë, ndërsa një pjesë e pretendimeve bien ndesh me të dhënat dhe faktet zyrtare.

E ftuar në emisionin “3D nga Albana Dudushi” në RTSH, Ekonomi tha se protestat kanë sjellë reflektim nga ana e mazhorancës për disa çështje që prekin qytetarët, veçanërisht ato që lidhen me pronat dhe funksionimin e Kadastrës. Sipas saj, ekzistojnë probleme që mund të zgjidhen, por edhe të tjera që kërkojnë kohë dhe afate konkrete për t’u adresuar.

“Ne nuk besojmë që ka artikulim të kërkesave të tyre, por ka një reflektim nga ana jonë që disa probleme t’i shikojmë thellësisht. Një problem është ai që lidhet me pronat dhe funksionimin e Kadastrës. Ka probleme që zgjidhen, por ka edhe probleme që nuk janë të zgjidhshme, por ajo që kërkohet është një afat se kur ato do të bëhen. Në mbledhjet e grupit ne na lihet gjithmonë porosi që çdo deputet të takojë banorët e zonës së tyre dhe të njihet me problemet e tyre”, tha ajo.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Ekonomi argumentoi se qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit përmes SPAK dhe BKH-së.

“Lidhur me korrupsionin, kjo qeveri ka ndërmarrë disa hapa dhe ka bërë disa punë, duke e vendosur veten në frontin e luftës kundër korrupsionit me krijimin e SPAK dhe BKH, që me përpjekje të mëdha është duke ecur. E dyta është sekuestrimi i parave që vinin nga aktivitete kriminale dhe forcimi i Agjencisë së Sekuestrimit të Pronave dhe Parave, si dhe u bënë të gjitha përpjekjet për ta hequr Shqipërinë nga lista gri. E treta, po luftohet korrupsioni përmes shërbimeve dixhitale. Një nga punët e domosdoshme për t’u bërë është dixhitalizimi i Kadastrës”, u shpreh Ekonomi.

Ekonomi kundërshtoi gjithashtu pretendimet për përqendrim të ekonomisë në pak duar, duke e cilësuar këtë si një perceptim si mit, që nuk mbështetet nga faktet.

“Përqendrimi i ekonomisë në pak duar, kjo më duket si mit. Këtu duhet të flasim me fakte dhe përqendrimi i pasurisë nuk është i vërtetë. Edhe një fakt tjetër nga Eurostat, ku ka dy lloj varfërish: varfëria monetare dhe ajo e perceptuar. Varfëria monetare në vend për 5 vite ka rënë nga 23.7% në 19.2%, ndërsa varfëria e perceptuar ka rënë nga 45.6% në 40%. Tjetra është edhe mbështetja që i është dhënë bizneseve të vogla dhe faktet tregojnë tjetër realitet”, tha ajo.

Sa i përket debatit për sistemin politik dhe reformën zgjedhore, deputetja socialiste u shpreh se përgjegjësia për ndryshimet e nevojshme i takon komisionit bipartizan të reformës zgjedhore, i cili duhet të ndërmarrë hapat përkatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.