🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.24 ▲3.38%
ARI 4,516 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,748 ▲ +11.23% ETH $2,279 ▲ +18.47% XRP $1.1813 ▲ +17.43% SOL $86.8300 ▲ +12.08%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.24 ▲3.38 % ARI 4,516 ▼0.64 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.24 ▲3.38 % ARI 4,516 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

“Protesta ishte fund e krye politike”, Çupi: Shqipëria u godit nga shtete që mbështesin terrorizmin

Analisti Frrok Çupi komentoi protestën që u zhvillua për të 28-ën ditë radhazi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si një protestë me karakter tërësisht politik.

Sipas Çupit, protesta ishte projektuar politikisht që në fillim dhe, në vend që të dobësonte qeverinë, ka prodhuar efektin e kundërt.

Analisti deklaroi se Shqipëria është përballur me goditje për shkak të përparimit të saj, duke pretenduar se vendi është vënë në shënjestër nga shtete që, sipas tij, mbështesin terrorizmin dhe nuk e duan zhvillimin e Shqipërisë.

“Protesta është fund e krye politike. Para se të projektoheshin flamingot, ishte projektuar trupi politik i politikës, ishte projektuar nga mjeshtra, që ende nuk i kemi në tavë, por ka shumë elementë të rëndësishëm politikë. Protesta rikonfirmoi, si me thënë, bëri rikonfirmimin e qeverisë në krye të detyrës.

Bëri që qeveria shqiptare të jetë nesër me një fitore të madhe, fitoi atdheun që e vunë në rrezik. Atdheun e vunë në rrezik shtete terroriste, që furnizojnë terrorizmin në botë, e vunë ata që nuk e duan Shqipërinë, e vunë ata që tentuan të pengonin zhvillimin e Shqipërisë.

Ne po paguajmë goditjet për shkak të përparimit të vendit. Goditja qe shumë e rëndë, goditja tashmë ka mbaruar, por qe e rëndë. Goditi Parlamentin, na mori dy persona. Na mori Ministrinë e Jashtme, na mori dhe një malësore, e cila ishte e dobët, kush ishte i dobët u dorëzua. Kuptuam se me fqinjët, edhe pse jemi vëllezër, ne kuptuam se duhet të ruajmë kufijtë shtetërorë. Rama është vizionari i Shqipërisë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.