☁️
Tiranë 13°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 96.10 ▲1.07%
ARI 4,700 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,099 ▲ +0.25% ETH $2,338 ▼ -0.96% XRP $1.4189 ▲ +0.64% SOL $88.5000 ▲ +2.53%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 96.10 ▲1.07 % ARI 4,700 ▲0.13 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 96.10 ▲1.07 % ARI 4,700 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Kronika

Protesta për hidrocentralin, në hetim 60 persona, prishën flamurin turk në Fan të Mirditës

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për rreth 60 persona. Rreth 50 prej tyre po hetohen për tubim të paligjshëm, kurse 10 të tjerë për tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të policisë, shkatërrim prone dhe nxitje urrejtje.
Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur mesditën e datës 31 dhjetor, vetëm pak orë përpara ndërrimit të viteve, në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës, në Fan të Mirditës.
Personat po prishnin flamurin turk të vendosur në basoreliev mbi digën e hidrocentralit të ndërtuar nga kompania turke “AYEN”. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shprehur se ata nuk janë pyetur për investimin, i cili sipas tyre ka ndërruar rrjedhjen e lumit dhe se nuk duan investime turke në zonën e tyre.
Protesta kundër vendosjes së flamurit turk mbi digën e hidrocentralit u lajmërua në rrjete sociale.
Por për Erion Perikun, drejtorin e kantierit, protesta ishte e papritur. “Jam munduar të komunikoj me ta, por ishte e pamundur. Turma ka ardhur e acaruar nga Rrësheni dhe s’ja kemi dal për të biseduar me ta. Një pjesë të madhe të tyre unë e njihja, gati gjysma e tyre kanë qenë punonjës të kësaj kompanie”, tha Erion Periku, drejtor i kantierit.
Erion Periku shpjegon se vendosja e flamujve ka qenë e miratuar që në projekt dhe se në mes të flamujve shqiptar e turk, është logoja e kompanisë.
“Arsyeja… është për të treguar bashkëpunimin e vazhdueshme që në kemi pasur, edhe kompania me shtetin, por edhe me punonjësit që kanë qenë aty”, thotë Periku.
Ky hidrocentral është një nga 4 hidrocentralet që do të ndërtohen mbi lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i Vogël nga kompania AYEN AS Energji SHPK, që është një bashkim kompanish turke me partnerë shqiptarë. Kurse leja për ndërtimin e hidrocentraleve është miratuar nga Këshilli i Rregullim Territorit në 20 dhjetor 2012. Edhe në të shkuarën banorët e zonave përreth hidrocentraleve kanë protestuar, por në të gjitha rastet thelbi i problemit kanë qenë pagesat për shpronësimin e tokave.
Ndërkohë që në jo pak raste drejtuesit e kompanisë i janë drejtuar me shkresa zyrtare qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemeve, përfshi edhe për ngjarjen e ndodhur më 31 dhjetor. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft debate edhe në rrjete sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.