☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,773 ▼0.17%
DOW 53,564 ▼0.31%
NASDAQ 26,723 ▼0.02%
NAFTA 82.50 ▲0.12%
ARI 4,462 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,656 ▲ +0.9% ETH $1,899 ▲ +0.83% XRP $1.0000 ▼ -0.09% SOL $75.6200 ▲ +0.35%
S&P 500 7,773 ▼0.17 % DOW 53,564 ▼0.31 % NASDAQ 26,723 ▼0.02 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,462 ▲0.56 % S&P 500 7,773 ▼0.17 % DOW 53,564 ▼0.31 % NASDAQ 26,723 ▼0.02 % NAFTA 82.50 ▲0.12 % ARI 4,462 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Protestat, ministri Hoxha: Nuk shoh lidhje mes tubimeve dhe procesit të integrimit

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, gjatë konferencës për mediet sot në 11 qershor u pyet dhe për protestat që po mbahen në Tiranë prej shumë ditësh.

Hoxha deklaroi se nuk sheh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Shtoi se protestat janë shenjë se në vendin tonë ka demokraci.

“Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të bëjë të tjerët që të kuptojnë se liritë indiiduale funksionojnë”, tha Hoxha.

Duke folur për faktin se a respektohen pakicat kombëtare në Shqipëri, Hoxha deklaroi se ato respektohen tërësisht.

“Ne njohim pakicat etnike dhe kemi miratuar legjislacion, që qytetarët e Shqipërisë të vetëdeklarohen si të dëshirojnë ato. Situata e pakicave në Shqipëri nuk është problem, është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Ne kemi kuptuar që sa më mirë të trajtosh pakicat, aq më tepër vend demokratik je. Nuk kemi problem në lidhje me këtë çështje”, u shpreh Hoxha.

Foli edhe për vendet fqinje, nëse i shohin si një pengesë apo mbështetesë të procesit të integrimit.

“Ne kemi raporte shumë të mira me fqinjët. Greqia është mbështetësja jonë më e madhe drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Ne kemi një ritëm të jashtëzakonshëm negociatat. Është ambicia jonë, duke e gjykuar nivelin e përgatitjes së ekipit tonë. Kemi punuar me premise kryesore dhe momenti është thelbësor. Ne e dimë se kjo dritare është e hapur tanimë, ndaj duhet të kapitalizojmë kohën, që të themi se ne po bëjmë reforma që po vlerësohen e më pas duhet të vijë vendimi”, deklaroi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.