🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 16 June 2026
S&P 500 7,560 ▲0.07%
DOW 52,046 ▲0.73%
NASDAQ 26,675 ▼0.03%
NAFTA 76.91 ▼3.18%
ARI 4,357 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,050 ▼ -0.74% ETH $1,805 ▼ -0.33% XRP $1.2303 ▼ -0.75% SOL $74.2600 ▲ +1.03%
S&P 500 7,560 ▲0.07 % DOW 52,046 ▲0.73 % NASDAQ 26,675 ▼0.03 % NAFTA 76.91 ▼3.18 % ARI 4,357 ▲0.11 % S&P 500 7,560 ▲0.07 % DOW 52,046 ▲0.73 % NASDAQ 26,675 ▼0.03 % NAFTA 76.91 ▼3.18 % ARI 4,357 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Opinion

Pse priftërinj katolik janë në t’zezë të vendit?

Frrok Çupi

Fillimisht, për tu hequr nga frika, me priftërinj ka një dije universale: “Mos e lë priftin të hyjë mes teje dhe zotit!’.

Po këta priftërinj ku u kapën në t’zezën tonë?

Prifti i Kishës së Laçit, në meshën e Shna Ndout, lëshoi kushtrimin ëpr trazirat politike në Tiranë. ‘Në Tiranë ka protestë, ta mbështesim!’, u tha besimtarëve. Tani rigjykohet realizmi i filmave të realizmit socialist sa realë paskan qenë kur e paraqitën priftin si hije murrmë që krijonte përçarje dhe dëme morale.

Një mik i shkrimeve të mia shkruan se ‘dje dëgjova një prift që thërriste ‘të ngrihemi si në vitin 1990!’.

Në Rrjoll kishin bërë shenjë Kryqin si thirrje për të sulmuar resortin e ri  që po ngrihet aty, nga më modernët e kontinentit. Një prift e kishte ‘bekuar’ lëvizjen e shulave gjobëvënës. Të frymëzuarit prej priftit iu sulën resortit, rrëzuan rrethimin dhe shkelën ‘tokën e ndaluar’. Është fenomeni i pedofilisë, i manifestuar te priftërinjtë katolik. Këta e duan të zhveshur gjënë, edhe pronën e tjetrit, dhe me kaq kënaqin epshet. I shikoj që kur dalin nga mesha, marrin makinat luksoze të kishës dhe mbledhin vajza e dalin maleve për piknik. Pse shkojnë në mal? Për të ruajtur privatësinë. Ndërsa resortit dhe njerëzve laikë u heqin muret, gardhet, perdet dhe rrobat e trupit. Krim kundër të drejtës themelore, sipas Kartës së Parisit për të Drejtat e Njeriut.

Frati i Shkodrës, me një gjuhë të keqe sa për të ardhur keq, bënte thirrje popullit dhe bajraktarit ‘t’i shkojmë në ndihmë Thethit!’. Në Theth po mbrohej mjedisi, ligji dhe projekti për zhvillim. Me këtë gjuhë këta priftërinjtë na e gërditin përditë; flasin një shqipe të shëmtuar. Sidomos fonetika. E zgjasin zanoren për feminilitet.

Edhe prifti i Thethit, një thatanik dhe i hutuar, u hapi rrugë ‘pushtuesve’ të oborrit të kishës, dhe ua bekoi aktin e shkeljes. Si mund të mbrojë tjetër gjë ky prift që shkel kishën me forca anti- shtet? Apo me dorën shtrirë ‘jepna diçka zotni!’.

Prifti i Mirditës i ‘ngrefi’ sedërllinjtë e vjetër kundër investimeve në hidrocentrale, qindra milionë dollarë, pse janë ‘investime turke’. Dhe zëvendësoi ligjin me Ungjillin në Kaçinar.

Murgesha ngjitet në tribunën e bulevardit ku po bëhet thirrje për Revolucion, domethënë për dhunë.  Kanë dalë murgeshat nga ‘tharku’ dhe kjo është shenjë e keqe e ‘fundit të botës’. Të paktën te Ungjilli sipas Mateut.

Çfarë po ndodh kështu?

Perceptimi i besimtarëve të krishterë është se ‘për shkak të priftit po largohem nga kisha’. Kriza e abuzimit me besimin ka goditur edhe mbi priftërimin shqiptar. Nëse nuk janë ata që shfaqeshin në filmat e realizmit socialist, të paktën janë të pandjeshëm për jetën e vendit, ose e gjuajnë me gurë zhvillimin dhe qytetërimin e kohës.

Disa thonë ‘për shkak të besnikërisë ndaj Krishtit’. Po kësaj here në sheshin e Tiranës, kundër shtetit u bashkuan si priftërinj katolikë edhe të ardhur nga Shteti Islamik. Bashkë rrinë mirë kur bëjnë keq, si ‘Krishti’ i këtyre edhe terroristi ISIS.

Disa të tjerë thonë se kjo është krizë që vjen nga kombinimi i disa krizave të tjera institucionale dhe skandaleve historike. Arsyeja më e rëndë është kriza globale e abuzimit seksual nga priftërinj katolikë. Në bulevardin e Tiranës u përdorën fëmijë, por priftërinjtë mbetën të kënaqur, në vend që të mbanin meshë kundër. Edhe pse aty u kap një abuzuese fëmijësh e dënuar në Angli, por mblidhte prapë fëmijë, prifti u kënaq.

Nga komplekset e inferioritetit, priftërinjtë tanë hyjnë në allishverishe, pazare, politikë, përçarje dhe në gjobëvënës. Vatikani ka ngritur kulturën e klerikalizmit, por priftërinjtë e kanë marrë si superioritet mbi humanët e tjerë. Bëhen si zot. Shpesh si zot i keq. Si për të plotësuar autoritetin e pafund të ‘Zotit të mirë’.

Por nuk duhet lejuar prifti të hyjë mes Zotit dhe Njeriut. Unë jam katolik, por jam me mësimin e Biblës që ndëshkon priftërinjtë e këqij që ‘e prishën adhurimin e Zotit  dhe e çuan popullin e tij në rrugë të gabuar’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.