🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,978 ▲ +0.14% ETH $1,700 ▲ +0.12% XRP $1.1296 ▼ -1.15% SOL $68.8300 ▼ -0.52%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Opinion

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Nga Fatos Çoçoli

Një nga zhvillimet e dukshme të ditëve të fundit, të protestave të zhvilluara në Tiranë në datat 31 maj-18 qershor 2026, ka qenë zbehja e një prej parullave më të përdorura në fillim të tyre: “Shqipëria nuk është në shitje”.

Në vend të saj, në tubimet, pankartat dhe thirrjet e protestuesve kanë filluar të dominojnë mesazhe të drejtpërdrejta politike që kërkojnë largimin e kryeministrit dhe të qeverisë.

Lind pyetja: krahas mos-përmendjes së shqetësimit për investimin në Zvërnec dhe për dëmtimin potencial të natyrës atje nga investimi, pse protestave të ditëve të fundit u kanë ikur edhe parrullat “Shqipëria nuk është në shitje”? Këto parrulla ishin aq të dashura për mediat ndërkombëtare kritike ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, për t’i portretizuar protestuesit si kundër investimeve të mbështetura nga dhëndri dhe vajza e tij në Zvërnec dhe Sazan. Slogani “Atdheu nuk është për shitje” ishte tërheqës dhe motivues edhe për Diasporën tonë, por me sa duket qëllimeve politike të protestës Diaspora nuk mund t’u shërbejë tanimë aq shumë.

Që në fillimet e protestës, parulla “Shqipëria nuk është në shitje” synonte të përcillte mesazhin se pasuritë publike, bregdeti, zonat e mbrojtura dhe interesat kombëtare nuk duhet të trajtohen si objektethjesht transaksionesh ekonomike, pa transparencë dhe pa konsultim publik. Në nivel të ndërgjegjësimit publik dhe shtimit të vëmendjes dhe përgjegjësisë së qeverisë që sot kemi, për t’i bërë sa më transparente projektet e investimeve strategjike dhe sa më të pranuara nga komuniteti, edhe pse slogani “Shqipëria nuk është në shitje” rrezikonte prodhimin e një kryqëzate kundër investimeve të huaja, shqetësimet e mësipërme ishin legjitime.

Mirëpo, me kalimin e ditëve, sa më shumë zhvilloheshin raundet e reja të protestave dhe debati publik rreth tyre, aq më shumë lindi nevoja për t’iu përgjigjur pyetjeve konkrete, si: Kush po e “blen” Shqipërinë? Cilat janë kriteret që e përcaktojnë një investim të huaj si të papranueshëm? A është çdo investim i huaj një formë “shitjeje”? dhe Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Këto pyetje e bëjnë më të vështirë përdorimin e vazhdueshëm të një slogani emocional, por relativisht të përgjithshëm.

Nga ana tjetër, organizatorët e protestave nuk kishin më kohë praktike, as edhe dëshirë apo interes, për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, përmes folësve në protesta apo prononcimeve në media. Interesi i tyre kryesor tashmë, thellësisht i radikalizuar, është një dhe vetëm një: largimi i kryeministrit të sotëm dhe qeverisë së tij.

Kur protestat në dy javët e para kishin edhe Zvërnecin, edhe mos-shitjen e Shqipërisë, ato ishin më kolorite, me më shumë “moral” jo vetëm politik, duke tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë.

Tani, radikalizimi i protestave rinore në vetëm largimin e qeverisë dhe të drejtuesit të saj, ka sjellë në mënyrë të pashmangshme largimin e interesit të shumicës së qytetarëve. Ata e duan ndryshimin, por duan edhe një alternativë të qartë politike.

Dhe bulevardi i bllokuar çdo mbremje në Tiranë dhe protestat e vazhdueshme me një qëllim të vetëm politik, si zor se mund t’ua japin këtë alternativë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.