☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Punishtja me mbështetjen e BE-së, gratë e Tropojës ruajnë trashëgiminë kulturore

Një punishte artizanale në qendër të Tropojës po kthehet në një shembull të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe fuqizimit ekonomik të grave.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes programit EU4Innovation, gratë artizane po mbajnë gjallë zanatet tradicionale, ndërsa krijojnë mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi për komunitetin. Në këtë punishte, leshi dhe pambuku përpunohen në qilima, tapiceri, veshje tradicionale, pëlhura të qëndisura, mbulesa shtrati, çanta dhe produkte të tjera artizanale. Krahas punimeve tekstile, gratë prodhojnë edhe sapunë të punuar me dorë me përbërës natyralë si vaj ulliri, sherebelë dhe trumzë.

Përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian, projekti ka siguruar tezgjahë, makina qepëse, pajisje digjitale dhe një platformë elektronike që u mundëson artizaneve të promovojnë dhe të shesin produktet e tyre edhe përtej Tropojës. Punimet dallohen për motivet tradicionale që pasqyrojnë identitetin kulturor të zonës. Figurat gjeometrike, shqiponjat, lulet shumëngjyrëshe dhe elementët e frymëzuar nga Alpet Shqiptare ruajnë simbolikën dhe historinë e trashëguar ndër breza.

Për shumë prej grave, kjo punishte është më shumë sesa një vend pune. Ajo u ofron një burim të qëndrueshëm të ardhurash, një hapësirë bashkëpunimi dhe një mundësi për t’ua transmetuar mjeshtërinë brezave të rinj.

Nisma synon të ndërthurë traditën me inovacionin, duke ruajtur zanatet shekullore dhe duke krijuar mundësi të reja zhvillimi ekonomik për gratë dhe komunitetin lokal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.