☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,033 ▼ -0.93% ETH $2,387 ▼ -0.94% XRP $1.2934 ▼ -1.9% SOL $102.8000 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur sot, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur sot, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në fjalën e saj, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky vendim vjen si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë çështjesh të evidentuara gjatë mandatit të komisionit aktual, të cilat kanë ndikuar në besueshmërinë e procesit të provimit.

“Numri i madh i ankesave që ka pranuar Ministria e Drejtësisë tregon nevojën për më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit, zbatim më të unifikuar dhe adekuat të programit të provimit dhe të dispozitave përkatëse ligjore, si dhe nivel më të lartë transparence dhe profesionalizmi në arsyetimin e rezultateve”, tha Gërvalla.

Në këtë drejtim, me qëllim të funksionalizimit të një komisioni të ri me integritet të lartë profesional, Ministrja Gërvalla ka propozuar përbërjen e re si në vijim:

“Arian Gashi – kryetar i Komisionit, ndërsa Ersan Qavolli – zëvendësanëtar dhe pyetës/zëvendëspyetës në lëndën e së drejtës penale, materiale dhe procedurale; Për lëndën: e drejta civile, materiale dhe procedurale – Lumni Sallauka, zëvendëskryetar, ndërsa Arsim Hamzaj, zëvendësanëtar; Për lëndën: e drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor – Anita Prenaj -Krasniqi, anëtare, dhe Suada Rama -Hamza, zëvendësanëtare; Për lëndën: e drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative – Burim Shala, anëtar, ndërsa Nehat Qelaj, zëvendësanëtar; Për lëndën: e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e Bashkimit Evropian – Bujar Muzaqi, anëtar, dhe Rrezarta Lleshaj, zëvendësanëtare”, thuhet në njoftim.

Në fund, Ministrja Gërvalla kërkoi miratimin e këtij propozimi me qëllim forcimin e meritokracisë, kredibilitetit dhe transparencës në proces, si dhe procedimin e përbërjes së re të Komisionit për miratim në Kuvend, në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.