🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë

Nga 28 gushti deri më 29 gusht, në orën 07:30, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Prej tyre, pesë zjarre janë ende aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar plotësisht.

Më seriozi është zjarri në territorin e komunave të Studeniçanit dhe Zelenikovës, ku po digjet pyll i përzier në zonën Moranë–Vërtekicë–Ramni Gaber, me një degëzim drejt Paligradit dhe në drejtim të Presllapit.

Aktiv është edhe zjarri pranë Kopanicës, në Komunën e Sarajit, i cili po përhapet drejt Radushës dhe ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyje.

Zjarre ka ende edhe mbi fshatin Nezhilovë, në Komunën e Çashkës, pranë Kopancës, në Komunën e Jegunovcës, si dhe në zonën e fshatit Cërnilishtë, në Komunën e Prilepit.

Nën kontroll është vënë zjarri që shpërtheu pranë Tërnovës, në Komunën e Gostivarit, dhe që u përhap drejt Bitovës, Zagradit dhe Strajanës, në territorin e Komunës së Makedonski Brodit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 25 zjarre në disa komuna, përfshirë Strumicën, Ohrin, Prilepin, Shtipin, Tetovën, Gostivarin, Dellçevën dhe Berovën.

QMK-ja vazhdon ta ndjekë gjendjen në terren dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, për shkak të rrezikut nga shpërthimi dhe përhapja e zjarreve në hapësira të hapura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.