🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,412 ▲0.63%
DOW 52,078 ▲0.8%
NASDAQ 25,773 ▲0.73%
NAFTA 69.83 ▼4.62%
ARI 4,026 ▼2.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,932 ▼ -2.24% ETH $1,640 ▼ -1.02% XRP $1.0717 ▼ -2.34% SOL $68.5900 ▼ -0.23%
S&P 500 7,412 ▲0.63 % DOW 52,078 ▲0.8 % NASDAQ 25,773 ▲0.73 % NAFTA 69.83 ▼4.62 % ARI 4,026 ▼2.97 % S&P 500 7,412 ▲0.63 % DOW 52,078 ▲0.8 % NASDAQ 25,773 ▲0.73 % NAFTA 69.83 ▼4.62 % ARI 4,026 ▼2.97 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Qosja refuzoi të mbahej ceremoni pritjeje, profesor Sinani: Protestë! Mesazh për shqiptarët

Profesori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Arsim Sinani në një lidhje live në Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me

Profesori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Arsim Sinani në një lidhje live në Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka folur lidhur me ndarjen nga jeta e akademikut Rexhep Qosja. Sinani gjatë fjalës së tij u shpreh se me ndajren nga jeta të akademikut Qosja u nda nga jeta edhe rilindasi i fundit shqiptar.

Ai shtoi se Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Sipas tij, Qosja nuk hoqi dorë nga ideja e bashkimit kombëtar dhe se ai ruajti bindjet e tij se shqiptarët duhet të jetojnë të bashkuar.

“Nuk ka tjetër si profesor Qosja, një njeri pedant, i rregullt me idetë e tija që gjithmonë nxiste lëvizjen politike, lëvizjen e si të themi të fshehtë, lëvizjen studentore, e vendoste në spikam do të thotë atë që shqiptarët duhet të ecin drejt rrugës së bashkimit dhe i qëndroi mendoj shumë besnik deri në minutat e fundit të jetës së tij.

Nuk u tërhoq dhe nuk bëri asnjë kompromis me askënd që i bëri Kosovës në momente të caktuara veprime të cilat ai nuk i ka pëlqyer. Ishte konsekuent dhe u qëndroi këtyre bindjeve të tij do të thotë të cilët mendoj se nga dita e sotme përjetësohen dhe hyjnë në pjesën e doktrinës të cilët shqiptarët do duhej të vendosin në veprim”, tha ai.

Lidhur me amanetin e Qosjas për ceremoni mortore private, Sinani theksoi se kjo ishte një lloj proteste simbolike për të treguar se ku ka përfunduar lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo është një lloj proteste. Ne që e njohim një lloj proteste ndaj asaj se si po kalojnë shqiptarët edhe në gjendjen të cilën janë. Është një lloj proteste simbolike e saj se ku kemi përfunduar.

Do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët në tërësi të shfrytëzojnë këto momente historike për të lëvizur drejt idesë së bashkimit kombëtar, drejt idesë së mirëqenies, drejt idesë së doktrinës shqiptare. Profesor Qosja ka qenë njeri që gjithmonë ka bërë veprime të menduara mirë, veprime të cilat do të thotë japin mesazhe. Edhe ky është një mesazh për shqiptarët.

Është një mesazh. Ai do të thotë edhe atë që është njeri i cili ka lindur nga gjiri i këtij popullit edhe është njeri i rëndomtë dhe ai do të mbahet mend për ato që ka shkruar, për veprat e tija. Ai nuk i donte ë këto ceremonitë zyrtare. Ka bërë një jetë modeste, i përkushtuar gjithmonë për të shkruajtur. Biblioteka e tij është një pasuri e madhe që e kanë shqiptarët”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.