Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.47 ▼0.01%
ARI 4,012 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,173 ▲ +0.19% ETH $1,903 ▲ +0.68% XRP $1.1115 ▲ +0.63% SOL $77.8200 ▲ +1%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
21 Jul 2026
Breaking
Arte

“Qyteti i dehur” i Tasos, 45 punime pasteli që rrëfejnë shpirtin e Pogradecit

Në fundjave, në Galerinë e Artit të Pogradecit u çel ekspozita e piktorit të mirënjohur, Anastas Kostandini, titulluar “Qyteti i Dehur”.

Ekspozita e Tasos, siç njihet piktori në qytetin e tij, i paraqiti publikut 45 punime në pastel, duke përcjellë përmes artit identitetin dhe shpirtin e Pogradecit. Ekspozita do të mirëpresë artdashësit deri në fund të muajit korrik.

Anastas Kostandini është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor shqiptar. I lindur dhe i formuar shpirtërisht në Pogradec, ai e ka shndërruar qytetin e tij në një univers artistik unik, ku realja dhe imagjinarja bashkëjetojnë në një ekuilibër të rrallë poetik.

Cikli “Poradeci e pi verën dhe rakinë” përfaqëson një nga kulmet e këtij rrëfimi. Ai nuk është thjesht një dokumentim artistik i një tradite lokale, por një reflektim poetik mbi jetën komunitare, mikpritjen, kujtesën familjare dhe ritualet që ndërtojnë shpirtin e një qyteti. Në këto kompozime, qilarët e vjetër të verës kthehen në skena ku ndërthuren realiteti dhe fantazia, historia dhe miti, e përditshmja dhe e përjetshmja.

Historiani dhe kuratori i artit, Ylli Drishti, në shkrimin kuratorial të ekspozitës është shprehur se, 45 pastelet e përzgjedhur për këtë ekspozitë vijnë si një homazh për Pogradecin, por edhe një dëshmi e fuqisë së artit për ta shndërruar kujtesën lokale në një përvojë universale

“Në fund, ajo që mbetet është ndjesia se kemi përballë jo vetëm kronikanin poetik të qytetit të tij, por një artist që ka ditur të ngrejë përvojën e provincës në rangun e një gjuhe universale. Pikërisht për këtë arsye, vepra e Anastas Kostandinit zë një vend të veçantë në historinë e artit shqiptar bashkëkohor”, shprehet Drishti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.