☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.32 ▲4.27%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,538 ▲ +1.08% ETH $2,493 ▲ +0.77% XRP $1.3860 ▲ +3.51% SOL $100.8100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.32 ▲4.27 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit për pagat e gjyqtarëve, duke komentuar një deklaratë të gjyqtarit Engert Pëllumbi. Në një postim në rrjetin social X, Rama shpërndau deklaratën e Pëllumbit, sipas të cilit për rritjen e pagave të gjyqtarëve mund të përdoren fondet që GJKKO-ja konfiskon çdo vit nga krimi i organizuar.

Rama e cilësoi këtë qëndrim si të papërshtatshëm për një gjyqtar, duke argumentuar se paratë e mbledhura nga shteti i përkasin thesarit të shtetit dhe nuk mund të konsiderohen si të ardhura që një institucion mund t’i marrë drejtpërdrejt për pagat e veta.

“Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat”, shkroi Rama, duke e cilësuar deklaratën “një hata më vete” për atë që ai e konsideron mungesë të kuptimit mbi funksionimin e shtetit.

Kryeministri e krahasoi situatën me një skenar hipotetik ku doganierët, tatimorët, policët dhe inspektorët do të kërkonin që paratë që mbledhin nga taksat dhe gjobat t’u jepeshin atyre si paga.

Sipas Ramës, një qasje e tillë do të ngrinte pyetjen se çfarë do të mbetej më pas për mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e tjerë të administratës publike, të cilët paguhen nga thesari i shtetit.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT RAMA

Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?

Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.