🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama intervistën për “Channel 4”: Kam reflektuar për protestat dhe i kuptoj protestuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë televizive nga Tirana për rrjetin televiziv britanik “Channel 4”, ku nuk munguan pyetjet edhe për protestat, ndërsa në përgjigje ai deklaroi se ka reflektuar dhe se i kupton protestuesit.

“Kam reflektuar shumë mbi këtë protestë dhe kam arritur në përfundimin se për njerëzit nuk bëhet fjalë për faktet, dhe me të drejtë, por për pritshmëritë më të larta që i nxjerrin në rrugë. Kjo nuk është diçka e keqe. Është e mrekullueshme. Prandaj thashë se është fantastike. Kështu që i kuptoj”, tha Rama

Gazetarja: Protestuesit kanë gati 60 ditë që protestojnë. Si ndiheni kur protestuesit janë jashtë zyrës suaj natë pas nate?

Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin, për shoqërinë, sepse në të njëjtin bulevard, jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë, njerëz u vranë me plumba të vërtetë ndërsa protestonin paqësisht. Për mua protesta e qershorit, jo kjo e tanishmja, ishte njëkohësisht një konfirmim se vendi është në një nivel tjetër dhe, nga ana tjetër, një pasqyrë shumë e qartë për të parë se mbi çfarë duhet të reflektojmë.

Gazetarja: A keni rishqyrtuar ndonjë nga politikat tuaja si pasojë e këtyre protestave?

Edi Rama: Cilat politika?

Gazetarja: Politikat lidhur me projektin në Sazan dhe Zvërnec, prej nga nisi gjithçka, për shkak të rrezikimit të habitatit të flamingove dhe habitateve të tjera atje.

Edi Rama: Jo. Nuk ka nisur asnjë projekt.

Gazetarja: Unë e kam parë.

Edi Rama: Jo.

Gazetarja: Atëherë çfarë kam parë? A nuk duhet t’u besoj syve të mi?

Rama u përgjigj duke thënë se në zonën e Sazanit nuk ka nisur asnjë projekt dhe se nuk ekziston asnjë marrëveshje për zhvillimin e tij.

Edi Rama: Do t’ju tregoj çfarë keni parë, por nuk ka nisur asnjë projekt. Dhe, sa i përket Sazanit, që e përfshitë në pyetjen tuaj, në Sazan nuk ka as projekt dhe as marrëveshje. Përfshirja e Sazanit këtu është krejt e panevojshme, sepse ende nuk kemi asgjë në Sazan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.