☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.42 ▲1.52%
ARI 4,052 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,922 ▲ +1.33% ETH $2,353 ▲ +1.49% XRP $1.3270 ▲ +2% SOL $101.9200 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.42 ▲1.52 % ARI 4,052 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Italia, partneri më i rëndësishëm strategjik; Ekonomi mbi baza të qëndrueshme

I pranishëm në një takim me industrialistë italianë, në themelimin e asaj që quhet “Confindustria Albania”, kryeministri Rama vlerësoi partneritetin strategjik me Italinë, duke sjellë edhe shifra konkrete të dala nga shkëmbimet tregtare dhe turizmi prej vitit 2013.

“Italia është partneri më i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë, e këtë e tregojnë edhe shkëmbimet në nivele shumë të larta mes dy vendeve. Në vendin tonë kemi rreth 2.600 ndërmarrje italiane të regjistruara, por e rëndësishme është që ne të presim më shumë sipërmarrje italiane në vendin tonë”, theksoi ndër të tjera Rama.

Rama tha më tej se vendi i është futur një procesi reformash të dhimbshme, por të domosdoshme, e mbi të gjitha përmendi atë të liberalizimit të përgjithshëm të tregut të energjisë, sektor ky që sipas të dhënave qeveritare është stabilizuar ndjeshëm pas masave të ndërmarra nga qeveria.

“Modeli ekonomik i bazuar te remitancat për ne tashmë është i ezauruar, ndaj dhe u desh që në fillim që të ktheheshim te një model i ri ekonomik i bazuar te prodhimi. Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë tonë, pasi po ngrejmë një model të bazuar mbi burime të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe faktin që, prej vitit 2013, numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 40%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.