☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.41 ▲1.51%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,036 ▲ +1.22% ETH $2,361 ▲ +1.75% XRP $1.3410 ▲ +2.97% SOL $101.8200 ▲ +1.24%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Koncerti i Kanye West është investim për Shqipërinë, priten spektatorë nga 80 shtete

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar përgatitjet në stadiumin ku do të zhvillohet koncerti i madh i reperit amerikan Kanye West, i planifikuar për më 11 korrik. Sipas kreut të qeverisë, eventi pritet të tërheqë mijëra spektatorë nga rreth 80 shtete, duke sjellë një ndikim të rëndësishëm ekonomik për Tiranën dhe Shqipërinë.

Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se organizimi i koncertit është një nismë tërësisht private, e realizuar nga partnerë shqiptarë, gjermanë dhe turq, ndërsa shteti ka ndërhyrë vetëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit.

“Ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë dhe turq, që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm për të dhënë, jo dhjetëra milionë euro siç thonë sorrat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë se mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga 80 shtete – dhe janë më shumë se ata që blenë bileta dhe erdhën në finalen e Conference League – të mund të marrin pjesë në këtë event”, u shpreh Rama.

Kryeministri argumentoi se nëse koncerti nuk do të zhvillohej, Shqipëria do të humbiste një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit dhe përfitimet ekonomike që sjell turizmi i eventeve. Rama shtoi se organizimi i aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare është një praktikë që ndiqet nga shumë vende dhe duhet parë si një investim për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ky event, nëse do të mbetej i paralizuar, do të ishte një mundësi më pak për kryeqytetin, sepse ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm. Bota nuk është budallaqe që organizon evente të tilla. Janë investime për një Shqipëri tjetër, që nuk ndalet, që nuk kthehet prapa. Le të hidhen përpjetë ata që nuk duan”, deklaroi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.