☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama mban premtimin, familja Shabaj në Postribë i gëzohet fundvitit me shtëpi të re

Rreth 1 muaj e gjysmë më parë më parë, më datë 8 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja prej 9 anëtarësh e Vullnet Shabaj në Postribë të Shkodrës.

Ndonëse në kushte tejet të vështira në një çati pothuajse të rënë, nuk i ka penguar fëmijët e tij që janë në shkollë që të jenë me nota të shkëlqyera në mësime.  Vajza më e madhe e familjes Shabaj, është e para e klasës, edhe pse i duhet plot 1 orë për të shkuar në shkollë. “Jam në klasë të 10-të. Shkoj në shkollë në këmbë. Është 1 orë larg dhe nëpër shi është shumë e vështirë,” u shpreh ajo.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama premtoi se brenda një kohe shumë të shkurtër ata do të hyjnë në shtëpinë e tyre të re, ndërsa për kryefamiljarin premtoi një punë të stabilizuar.

Kryeministri theksoi se “do bëjmë një shtëpi siç duhet dhe do ta bëjmë shpejt. Do t’ju çojmë me qira diku. Do ta prishim këtë se kjo nuk riparohet. Është pak ngushtë koha, se mirë do ishte me e kap për Vit të Ri”

Ndërsa më 29 dhjetor, sikurse kishte premtuar, kryeministri Rama rikthehet në Postribë të Shkodrës ku familja Shabaj mori çelsat e një shtëpie të re, e ndërtuar nga e para, shumë larg asaj rrënoje ku jetuan për vite të tëra.

Kryeministri Rama uron ndjekësit në facebook me momentet e fundvitit më të gëzuar në familjen e Vullnet Shabaj. “MIRËMËNGJES , dhe me momentet e fundvitit më të gëzuar në familjen e Vullnet Shabajt, në Postribë të Shkodrës, si edhe me bindjen se shumë më tepër do të mund të bëjmë për familjet në nevojë gjatë vitit që po vjen, ju uroj një të dielë të qetë “, shkruan Rama.

Për ndërtimin e kësaj shtëpie është punuar në tre turne edhe natën në mënyrë që kjo familje ti gëzohej banesës së re për Vitin e Ri.

E arreduar sipas kërkesave të kohës, shtëpia ka tashmë hapësira të bollshme për të gjithë pjesëtarët e kësaj familje ndërsa për fëmijët dhoma më vete të dhe me hapësirat e duhura për të mësuar.

”Ajo që doja unë që të realizohej për Vitin e Ri u realizua. Ta kaloni sa më gëzuar dhe me shëndet”, u shpreh Rama, ndërsa u kërkoi fëmijëve të cilët vazhdonin shkollën që mos t’u ndaheshin 10 –ve në mësime.  Fëmijët e kësaj familje iu gëzuan edhe dhuratave të kryeministrit si dhe një laptop për të mësuar anglisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.