☁️
Tiranë 31°C · Vranët 21 July 2026
S&P 500 7,506 ▲0.85%
DOW 52,194 ▲0.68%
NASDAQ 25,848 ▲1.33%
NAFTA 84.30 ▲2.21%
ARI 4,090 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,229 ▲ +1.09% ETH $1,920 ▲ +0.7% XRP $1.1567 ▲ +3.56% SOL $77.9100 ▼ -0.06%
S&P 500 7,506 ▲0.85 % DOW 52,194 ▲0.68 % NASDAQ 25,848 ▲1.33 % NAFTA 84.30 ▲2.21 % ARI 4,090 ▲1.85 % S&P 500 7,506 ▲0.85 % DOW 52,194 ▲0.68 % NASDAQ 25,848 ▲1.33 % NAFTA 84.30 ▲2.21 % ARI 4,090 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Kronika

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që e rrethojnë këtë nismë.

Gjatë takimit Rama theksoi se kjo paketë synon të vërë në lëvizje ekonominë e zonave malore dhe t’u japë zgjidhje pronave të trashëguara, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se kjo nismë do të përdoret për falje apo përfitime të “oligarkëve”.

“Të gjithë ju që jeni sipërmarrës, që jeni aktivë ose doni të hapni një aktivitet, Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës së Maleve dhe është një nga pasqyrat shembullore të potencialit.

Për Paketën e Maleve ka një keqkuptim të madh. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë një pronë dhe janë jashtë legjislacionit ekzistues të ligjit 7501, të dëgjojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos bien pre e ligësisë.

Po ju referohem disa komenteve që po lexoja kur po vija, sepse janë komente që meritojnë të adresohen edhe në prezencën tuaj. Paketën e Maleve e keqkuptojnë të gjithë ata që e kanë parë nga qyteti. Kjo fjala se është një falje për oligarkët është një imagjinatë që dominon opinionin negativ.

Paketa e Maleve është e kundërta e të gjithave atyre që thuhen. Nuk është as për biznesmenë që nuk kanë lidhje dhe marrëveshje me ju, as për oligarkë, as për asgjë tjetër, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501, sepse ju dhe të tjerët nuk e keni pranuar ligjin 7501, e keni ndarë tokën mes jush dhe nuk keni konflikte me njëri-tjetrin.

Është e pavërtetë se unë kam ardhur këtu për t’ju thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se ne do t’i legalizojmë. Unë kam thënë se do të legalizojmë ndërtimet ekzistuese, ato të vjetrat. Ajo që ndodhi ishte pas vizitës sime, kur shpërthyen ndërtimet e paligjshme. U arrit të goditej zemra e Thethit, kartolina botërore e Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.