☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk qeverisim me PD. Pakt përtej zgjedhjeve

“Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, kjo është bashkëqeverisje e zgjedhjeve për të siguruar një “fair play” të zgjedhjeve deri më 25 qershor si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri”.
Me këtë deklaratë, Kryeministri Rama u kujdes të përjashtonte çdo mundësi bashkëqeverisje me opozitën pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“PS dhe PD kanë qenë kundërshtare janë dhe do të jenë kundërshtarë politike, dy alternativa të ndryshme, dy rrugë të ndryshme, e jona për shtet, e tyre pa shtet dhe me të gjitha taksiratet e njohura që kanë sjellë për këtë vend dhe për këtë popull sa herë kanë marrë në dorë qeverisjen”, tha Kryeministri.
Vendosmëria e Partisë Socialiste për të mos shkelur rregullat e shtetit, thotë kryeministri Rama, ishte arsyeja përse ai nuk e pranoi paketën “McAllister”.
“Kompromis me kushtetutën ligjin dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur ditën që ja jep kushtetuta e ligji këtë të drejtë, unë nuk bëj edhe sikur ta dijë që shkojmë në zgjedhje të vetëm. Ideja e çuar e zgjedhjeve matanë të dielës së fundit të qershorit ishte pjesa antiligjore jo vetëm, por edhe fyese e paketës “McAllister”. Një zgjidhje që miqtë dhe partnerët tanë as që mund ta imagjinojnë se mund ta mendojnë dhe jo më t’i diskutojnë në vendet e tyre, i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi sepse në fakt dhe për fatin më të keq aspak për fajin e tyre, por kështu i kemi mësuar ne 27 vjet me radhë, me lojërat tona prej kalamajsh në oborrin e katundit tonë politik”.
Marrëveshja PS PD, për kryeministrin, vendos një kufi të ri në këtë drejtim.
“Periodikisht do të takohen për të diskutuar për çështjet e integrimit, për çështje të interesit kombëtar që duhen adresuar nga politika jonë e jashtme për mirëkordinimin me faktorin politik shqiptar në rajon në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, si dhe për punën e përbashkët që të përfshijnë diasporën në jetën politike dhe ekonomike të vendit”, u shpreh Kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.