⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Ofruam monitorim. Zgjedhjet, në 18 qershor

Kryeministri Rama ka deklaruar pasditen e së mërkurës se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të monitoruar procesin zgjedhor në nivele të barabarta me qeverinë.
“Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, policisë, drejtorive të arsimit, sistemit të burgjeve, ku janë dhe pikat e adresuara si problematike në raportet e mëparshme të ODIHR-it”, ka deklaruar Rama.
Dhe njëkohësisht, ka shtuar ai, me PD është rënë dakord për një rregullore që të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, përfshirë një kategori të caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk mund të përdoren gjatë saj.
“Më shumë se kaq nuk mund të ketë. Është një mekanizëm monitorimi që në kohën e Saliut nuk do ta kisha menduar”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se, mazhoranca nuk është në pritje të një përgjigjeje nga PD, por po vazhdon punën për t’u përgatitur për procesin elektoral të Kavajës dhe më pas atë të qershorit.
“Ne nuk presim përgjigje, ne jemi në angazhim të plotë elektoral. Unë s’kam një takim tjetër, por këtu jam, i gatshëm për të ofruar garanci. Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është diskutuar”, ka shtuar Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.