Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $60,112 ▼ -0.53% ETH $1,575 ▼ -0.52% XRP $1.0472 ▼ -0.95% SOL $71.3200 ▼ -0.85%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Në episodin e fundit të podkastit Flasim, Kryeministri Edi Rama prezantoi një sërë nismash të reja që lidhen me transformimin urban dhe digjital të Shqipërisë, duke i cilësuar si hapa të rëndësishëm drejt vizionit Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.

Rama njoftoi nisjen e një projekti për kalimin e rrjeteve të komunikimit elektronik dhe internetit në infrastrukturë nëntokësore, duke i dhënë fund epokës së kabllove ajrore që shihen në rrugët e qyteteve.

“Këtë javë prezantuam edhe një nismë të re për infrastrukturën digjitale në qytete, e cila synon që t’i japë fund asaj që ka mbetur nga epoka e përhapjes së internetit në formën e kabllove dhe kavove që rrotullohen rrugë më rrugë e lagje më lagje dhe të fillojmë sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, duke kaluar gradualisht në infrastrukturë nëntokësore,” – tha Rama. 

Ai shtoi se kjo ndërhyrje do të rrisë cilësinë e hapësirës publike dhe do të unifikojë komponentët urbanë, duke pastruar “llozhrat e së shkuarës” që ende mbeten të pranishme në qytete.

“Është një ndërhyrje që, patjetër, adreson domosdoshmërinë për të rritur më tutje cilësinë e hapësirës publike, për të unifikuar komponentët e hapësirës publike, duke vazhduar të pastrojmë llozhrat e së shkuarës së largët apo të afërt, që janë ende të pranishme nëpër qytetet tona dhe, në vijim, në muajin korrik, do të prezantojmë edhe programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili është një program i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor për fazën e ardhshme të zhvillimit të komuniteteve në të gjithë vendin, që shkon përtej investimeve që kemi bërë deri më sot.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se në korrik do të prezantohet programi i ri kombëtar Rilindja Urbane 2.0, i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor.

“Në muajin korrik, do të prezantojmë edhe programin e ri kombëtar ‘Rilindja Urbane 2.0’, i cili është një program i ndërtuar në dialog me pushtetin vendor për fazën e ardhshme të zhvillimit të komuniteteve në të gjithë vendin, që shkon përtej investimeve që kemi bërë deri më sot,” – u shpreh Rama. 

Sipas tij, ky program do të përfshijë ndërhyrje në ujësjellës-kanalizime, mbështetje për transportin publik të gjelbër, krijimin e parkimeve të reja, rigjallërimin e zonave industriale, si dhe nxitjen e muzeve lokalë dhe start-up-eve.

 “Nuk është një program thjesht dhe vetëm i mbështetur nga një fond investimesh, por është një program që do të stimulojë marrëdhënien aktive të pushtetit vendor me komunitetin dhe një angazhim të përditshëm në zbatimin e projekteve në terren, në harmoni me nevojat e komunitetit për më shumë informacion, për më shumë transparencë, për më shumë vetëdijësim po ashtu,” – theksoi Rama. 

Në përmbyllje, ai e cilësoi “Rilindjen Urbane 2.0” si një hap tjetër të rëndësishëm drejt vizionit “Shqipëria 2030” në Bashkimin Europian.

“Dhe në këtë frymë, një ‘Rilindje Urbane 2.0’ do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm drejt ‘Shqipërisë 2030’ në Bashkimin Europian,” – tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.