⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.16 ▲1.14%
ARI 4,002 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,107 ▼ -2.14% ETH $2,233 ▼ -3.16% XRP $1.2445 ▼ -3.46% SOL $97.0300 ▼ -2.58%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.16 ▲1.14 % ARI 4,002 ▼0.73 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.16 ▲1.14 % ARI 4,002 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: PD, frikë nga drejtësia. Ky kapitull mbyllet më 18 qershor

“Më 18 qershor do të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama u është drejtuar votuesve të rinj, në një miting të mbajtur pasditen e së hënës në Berat.
“Më 18 qershor do të vendosim që të vazhdojmë në rrugën për të bërë shtet. Ne duam një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë”, ka thënë Rama.
Ai ka shprehur bindjen se votuesit e rinj, por jo vetëm, do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur në këto zgjedhje.
“Do zgjedhim Shqipërinë që duam, apo do futemi në bunkerin e plastmasit, ku PD po shkruan pjesën më të zymtë të historisë së saj. Jam i bindur tek zgjedhja që do të bëjnë votuesit e sidomos votuesit që votojnë për herë të parë”, ka thënë Rama.
Duke përsëritur akuzat se PD ka frikë nga drejtësia, kryeministri ka shtuar se, “ky kapitull mbyllet më 18 qershor”. Në këtë drejtim, ai ka bërë thirrje për sa më shumë bashkim, në mënyrë që të arrihet objektivi i “Shqipërisë që duam”.
“Të jemi më shumë në këtë rrugë që kemi nisur së bashku dhe sa më të bashkuar të jemi më 18 qershor, aq më afër do të jemi Shqipërisë që duam”, ka thënë Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.