🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.24 ▼1%
ARI 4,143 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +5.94% ETH $2,427 ▲ +8.41% XRP $1.3062 ▲ +4.45% SOL $96.3200 ▲ +6.45%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Pedonale dhe hapësira rekreative, projekti i ri që po merr jetë në Valias

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga projekti më i ri që po merr jetë në Valias, Kamëz.

Rama bëri të ditur se, në projektin e ri pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe dhe parku me hapësirat rekreative.

Kryeministri tha se, “ky projekt vjen si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit”.

Programi i Rindërtimit ka transformuar nga themelet Valiasin, një prej fshatrave të Kamzës, të dëmtuar rëndë nga tërmeti, të cilit sot nuk i ka mbetur asgjë nga panorama e vjetër.

Tre vjet më parë, qeveria shpalli Zonën e Re për Zhvillim në Valias, me një projekt modern infrastrukturor të përbërë nga 3 blloqe banimi, me 20 banesa kolektive 4 dhe 5-katëshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.