☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,058 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.13% XRP $1.3412 ▲ +3% SOL $102.3400 ▲ +2.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Policisë së Shtetit i janë shtuar dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për të rritur efektivitetin e patrullimeve dhe sigurinë rrugore.

Sipas kryeministrit Rama, financimi i këtyre mjeteve nuk vjen nga buxheti i shtetit apo paratë e taksapaguesve, por nga pasuritë e konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndërsa shton se ky model investimi synon të kthejë asetet e paligjshme në shërbim të sigurisë publike.

Gjithashtu bëhet e ditur se, ky është një investim domethënës që fuqizon operacionet policore, veçanërisht në patrullimet e shpejta urbane dhe ndërhyrjet e menjëhershme.

“Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, të financuara jo me paratë e taksapaguesve, por me pasuritë e konfiskuara. Ky është një investim domethënës që i jep një kuptim më konkret edhe vetë sigurisë publike, teksa ne do të vijojmë të mbështesim njerëzit që mbajnë mbi supe sigurinë e vendit. Pavarësisht sulmeve, përbaltjes dhe akuzave, Policia e Shtetit nuk përgjigjet me emocion, por me ligj e profesionalizëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.