☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.00 ▲0.65%
ARI 4,115 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,709 ▲ +0.96% ETH $1,742 ▲ +0.24% XRP $1.0916 ▲ +0.97% SOL $77.3900 ▲ +0.3%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.00 ▲0.65 % ARI 4,115 ▲0.79 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.00 ▲0.65 % ARI 4,115 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama pret kryeministren daneze, i jep dhuratën e veçantë

Kryeministri Edi Rama priti dje në një takim kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri të Danimarkës në Shqipëri.

Gjatë pritjes në zyrën e tij, kryeministri Rama tha se, “ka disa krijues danezë, arkitektë që punojnë në Tiranë. Është studioja që punon për Teatrin e ri Kombëtar dhe një studio tjetër që ka fituar një konkurs për një kullë në qendër”.

“Kjo është zyra ime, këtu punoj dhe këtu pikturoj, ndodh gjatë takimeve”, tha Rama.

Kryeministri Rama i dhuroi homologes daneze një shall të punuar me dorë, si edhe një çantë me motive të një mozaiku të bukur të Shqipërisë, të cilin e cilësoi, “një edicion shumë të kufizuar për Ju”.

Kryeministrja Frederisken e falënderoi kryeministrin Rama për dhuratën.

Kreu i qeverisë e njohu më tej kryeministren daneze me ambientet e Kryeministrisë, Qendrën për Hapje dhe Dialog, ku ndodhet një kinema e vogël, biblioteka, videoteka, etj.

Më tej Rama dhe Frederiksen vizituan Piramidën, e cila po kthehet në qendrën më të madhe rajonale të novacionit digjital.

Rama tha se ky projekt po realizohet nga një studio me mjaft emër holandeze.

“E kemi rindërtuar thuajse të gjithën, këtu ka qenë Piramida,tani do të jetë për biznese start-up, kurse për fëmijët me të gjithë elementët e novacionit digjital. Nuk e di nëse keni dëgjuar për një program të jashtëzakonshëm të krijuar në Armeni dhe quhet TUMA, më pas u mor në Francë, Londër dhe ne jemi të tretët që e kemi marrë, ku fëmijët e moshës 7-10-vjeçare mësojnë teknologjinë në mënyrë shumë ndryshe nga ajo e zakonshmja, ku mësohet Robotika etj.”, theksoi Rama.

Rama dhe Frederiksen përshkuan më pas në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ky bulevard është projektuar nga italianët në kohën e mbretit. Ndërtesa e kryesisë së Kuvendit është ndërtuar nga sovjetikët në vitet ’50”, tha Rama.

Kryeministrja e Danimarkës në Shqipëri, Mette Frederiksen vizitoi sot Tiranën, ku zhvilloi një takim dhe konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.