☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,775 ▼ -0.69% ETH $2,477 ▼ -2.45% XRP $1.3411 ▼ -1.96% SOL $99.8200 ▼ -2.04%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama pret përfaqësuesit e Forumit Ekonomik Botëror: BE-ja ka qenë ëndrra që na ka mbajtur në rrugën e zhvillimit demokratik

Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri një grup të gjerë përfaqësuesish të Forumit Ekonomik Botëror, me të cilët diskutoi mbi rrugëtimin e Shqipërisë, transformimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.

Rama u shpreh se faktori që sjell ndryshimin e vërtetë është ëndrra, duke iu referuar aspiratës për integrimin evropian. Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit kanë pasur një perspektivë të qartë që i ka ndihmuar të përballojnë vështirësitë e tranzicionit dhe se ajo ishte rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE. Ai vuri në dukje se për këto vende anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka shërbyer si një ëndërr dhe objektiv afatgjatë.

“Mendoj se ajo që bën vërtet ndryshimin është ëndrra. Njerëzve në Afganistan iu ofrua një ëndërr, por ata u tradhtuan. Në Irak, njerëzve iu tha se po bombardoheshin sepse më pas i priste një ëndërr. Kjo nuk ndodhi. Në njëfarë mënyre, e di se secili prej këtyre vendeve nuk e ka pasur ëndërr anëtarësimin në BE. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e rajonit kaluan nëpër një tranzicion të vështirë, pasi u përballën me luftëra civile, si dhe me konflikte etnike e fetare. Tani ato ndodhen të gjitha në rrugën e zhvillimit. Nëse BE-ja nuk do të ishte aty si ëndërr, gjërat do të ishin edhe më keq se të gjithë ju”, tha Rama.

Gjatë takimit, një përfaqësuese nga Mongolia u ndal te ngjashmëritë mes rrugëtimit të Mongolisë dhe Shqipërisë pas viteve ’90. Ai tha se të dyja vendet kanë kaluar procese të rëndësishme të transformimit demokratik dhe tranzicione të vështira, ndërsa vlerësoi prosperitetin dhe optimizmin e njerëzve në Shqipëri.

“Jam nga Mongolia dhe më ka bërë shumë përshtypje rrugëtimi i Shqipërisë, sepse, në njëfarë mënyre, vendet tona kanë ndjekur rrugë të ngjashme për sa i përket transformimit demokratik dhe tranzicionit që nisi në vitet ’90. Edhe Mongolia kaloi nëpër një proces të transformimit demokratik në fillim të viteve ’90, pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, dhe kaluam një periudhë shumë të vështirë, me një tranzicion të gjatë dhe plot sfida. Sot përballemi me probleme të konsiderueshme, si në funksionimin e demokracisë, ashtu edhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Gjatë këtyre ditëve këtu, po shikoj prosperitetin dhe optimizmin e njerëzve në Shqipëri dhe pyetja ime është: A mund të na bëni një përmbledhje të mënyrës se si ka ecur transformimi demokratik i Shqipërisë? Cila ishte sfida më e madhe dhe a mendoni se jeni ende në fazën e tranzicionit?”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.