🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,066 ▼ -0.3% ETH $2,515 ▼ -0.45% XRP $1.3557 ▼ -0.83% SOL $100.5300 ▼ -1.1%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrasin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pagat e gjyqtarëve, pas debatit të krijuar rreth rritjes së tyre.

Rama sjell në vëmendje krahasimin e pagave të gjyqtarëve fillestarë në Shqipëri me vendet e tjera të rajonit, duke argumentuar se Shqipëria tashmë renditet e dyta dhe, pas rritjes së parashikuar, do të kalojë në vendin e parë.

“Sot, një gjykatës fillestar në Shqipëri merr 500 euro pagë më të lartë se kolegu në Greqi dhe, me vendimin e marrë, vetë Zot, vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi”, shkruan Rama.

Sipas të dhënave të publikuara në grafik, paga mujore bruto e një gjyqtari fillestar në Shqipëri është aktualisht 3,241 euro, duke e renditur vendin të dytin në listën e 10 vendeve të krahasuara.

Në vendin e parë është Rumania me 3,665 euro, ndërsa Greqia renditet e katërta me 2,702 euro. Mali i Zi është në vendin e tetë me 1,998 euro.

Pas rritjes së propozuar, paga mujore bruto e gjyqtarëve fillestarë në Shqipëri do të arrinte në 4,886 euro, duke e ngjitur vendin në krye të renditjes rajonale.

Grafiku tregon se Shqipëria do të kalonte Rumaninë me më shumë se 1,200 euro në muaj, ndërsa diferenca me Greqinë do të shkonte në rreth 2,184 euro dhe me Malin e Zi në rreth 2,888 euro.

Rama e shoqëron reagimin me mesazhin: “Nga vendi i 2-të në vendin e parë”, duke e paraqitur rritjen e pagave si një tjetër element të debatit mbi reformën në drejtësi dhe funksionimin e sistemit gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.