🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,311 ▼ -0.03% ETH $2,523 ▲ +2.15% XRP $1.3666 ▲ +0.76% SOL $101.7300 ▲ +1.81%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Taksa e qarkullimit po iku nga nafta, do të shkojë drejtpërdrejt si taksë automjeti

TIRANË, 18 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse taksa e qarkullimit hiqet nga çmimi i naftës do të vendoset në formën e taksës për automjetin.

Në një takim me furnizuesit e naftës, kryeministri iu përgjigj edhe kërkesave për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit.

“Ka një kërkesë tjetër që përsëritet në pafundësi dhe bëhet tamam si hesapet pa hanxhinë, që të ulet taksa e qarkullimit. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit nuk është problem se ulet këtu, por po iku nga këtu do shkojë diku tjetër. Pra do të shkojë drejtpërdrejt te përdoruesi i automjetit në formën e taksës për automjetin”, u shpreh Rama.

Në një rast të tillë, kryeministri theksoi se kjo taksë do të katërfishohet deri edhe dhjetëfishohet në raste të veçanta.

“Ndërkohë sot nëse një përdorues mjeti nuk harxhon fare karburant nuk do të paguajë. Filozofia e taksës në strukturën e çmimit të karburantit është që ndotësit më të mëdhenj duhet të paguajnë më shumë në strukturën e çmimit”, shtoi Rama. //j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.