Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,605 ▼0.2%
DOW 52,074 ▼0.66%
NASDAQ 26,138 ▼0.18%
NAFTA 103.58 ▲2.16%
ARI 4,328 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,242 ▼ -2.75% ETH $2,444 ▼ -2.75% XRP $1.4028 ▲ +0.1% SOL $100.0200 ▼ -1.71%
S&P 500 7,605 ▼0.2 % DOW 52,074 ▼0.66 % NASDAQ 26,138 ▼0.18 % NAFTA 103.58 ▲2.16 % ARI 4,328 ▼0.54 % S&P 500 7,605 ▼0.2 % DOW 52,074 ▼0.66 % NASDAQ 26,138 ▼0.18 % NAFTA 103.58 ▲2.16 % ARI 4,328 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas mediave në Kosovë kreu i qeverisë ka theksuar se Shqipëria mbetet e gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe fushat, me synimin për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Rama ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve të miratuara mes dy vendeve, si dhe shqyrtimin e projekteve të reja në sektorët prioritarë. Sipas tij, këto angazhime janë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve dhe synojnë përmirësimin e mëtejshëm të jetës së tyre. Ndërkohë raportohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar, Kurtin për një vizitë në vendin tonë.

“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë shtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama.

Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar të dielën paradite, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe komuniteteve pakicë. Kryetarja dhe nënkryetari i parë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet ishin zgjedhur në seanca të mëparshme të mërkurën dhe premten, përkatësisht.

PDK-ja nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, kur LVV-ja nuk ia kishte votuar në seancën e të premtes. LVV deklaroi të shtunën se do ta votonte Çitakun. Por, PDK nuk pranoi të merrte pjesë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”, dhe e vazhdoi procesin. Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”. Disa orë më vonë, Kuvendi u mblodh sërish dhe e zgjodhi Qeverinë e re, në një seancë të braktisur nga PDK, Aleanca dhe LDK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.