☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,542 ▲ +0.74% ETH $2,254 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.18% SOL $95.4600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Raport: Rriten sulmet kibernetike të mundësuara nga Al, kriminelët synojnë bizneset në gjithë botën

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se kriminelët po përdorin Al për të kryer sulme kibernetike gjithnjë e më bindëse, duke e bërë më të lehtë shënjestrimin e bizneseve dhe organizatave.

Sipas një raporti të transmetuesit publik finlandez Yle, zyrtarët finlandezë të sigurisë kibernetike thonë se kërcënimet mbeten në nivel të lartë, ku ndër rreziqet më të zakonshme janë mashtrimet “phishing”, sulmet me “ransomware”, vjedhja e llogarive dhe sulmet ndaj zinxhirit të furnizimit.

Mikko Hypponen, drejtor i kërkimeve në kompaninë e sigurisë kibernetike Sensofusion, ka thënë për transmetuesin se Al e ka bërë krimin kibernetik më efikas.

Sipas tij, kriminelët tashmë mund të përdorin Al për të shkruar programe keqdashëse, për të krijuar email-e mashtruese, për të identifikuar objektivat dhe për të automatizuar pjesë të sulmeve të tyre.

“Al shkruan finlandisht më mirë se shumica e finlandezëve”, ka thënë Hypponen, duke paralajmëruar se edhe gjuha komplekse finlandeze nuk përbën më pengesë për mashtrimet në internet.

Anssi Kärkkäinen, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Finlandës (NCSC-FI), ka thënë se Al po i bën sulmet “më të lehta, më të lira dhe më bindëse”, veçanërisht kur kriminelët shtiren si individë ose organizata të besueshme.

Megjithatë, ai ka thënë se Al nuk është shkaku kryesor i rritjes së kërcënimeve.

Faktorë të tjerë përfshijnë motivet financiare, praktikat e dobëta të sigurisë kibernetike dhe rritjen e numrit të sistemeve të lidhura me internetin.

Një raport i kompanisë “Check Point Software Technologies” ka zbuluar se sulmet kibernetike ndaj objektivave në Finlandë janë rritur krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Kompania tha se arsimi, kërkimi shkencor, administrata publike dhe telekomunikacioni janë ndër sektorët më të goditur.

Ekspertët u bëjnë thirrje organizatave të forcojnë masat e sigurisë, duke përfshirë përditësimin e rregullt të programeve kompjuterike, monitorimin e pajisjeve dhe sistemeve, si dhe mbajtjen e kopjeve rezervë të besueshme të të dhënave. /AA/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.