☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,067 ▼ -0.96% ETH $2,385 ▼ -1.01% XRP $1.2937 ▼ -2.05% SOL $102.8100 ▼ -1.34%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Raporti i Mueller, Kremlini: Gati të përmirësojmë lidhjet me SHBA

Pas publikimit të raportit të prokurorit Robert Mueller për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, një zëdhënës i Kremlinit po sugjeron se tani mund të ketë mundësi për marrëdhënie më të mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr publikoi dje një përmbledhje të raportit të zotit Mueller, ku thuhet se nuk u gjet asnjë dëshmi se Presidenti Donald Trump apo dikush tjetër në fushatën e tij bashkëpunoi me Rusinë.

Por përmbledhja tregoi se pati përpjekje të mëdha nga Rusia për të ndikuar në zgjedhje, përmes fushatave të dezinformimit. Pavarësisht nga ky raport, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha të hënën se qeveria ruse është gati t’i përmirësojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara, shkruan VOA.

Zoti Peskov tha se Presidenti rus e bëri të qartë kur u takua me Presidentin Trump vitin e kaluar në Helsinki, se ai ishte i gatshëm të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, por shtoi se ishte në dorën e Shteteve të Bashkuara për të vepruar.

“Presidenti Putin ka thënë herë pas here se ne jemi të interesuar për marrëdhënie të mira me Amerikën. Pra, në këtë rast topi është absolutisht në fushën e tyre dhe ky top o kaloi Presidentit Trump në Helsinki. ”

Korrikun e kaluar në Helsinki, presidenti Trump e pranoi deklaratën e zotit Putin se Rusia nuk kishte tentuar të ndërhynte në zgjedhjet amerikane, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me raportet e agjencive amerikane të zbulimit.

Zoti Peskov tha se nuk e kishte parë raportin e prokurorit Mueller, kështu që nuk mund të komentonte për detaje të raportit. Ai këmbënguli se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe nuk e ka zakon të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.