☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,090 ▲ +-0% ETH $2,250 ▲ +0.52% XRP $1.1788 ▼ -3.2% SOL $90.6600 ▲ +0.58%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Ravanelli, “leksione” Spallettit: Unë do t’i jepja besim Zhegrovës, lojtar me personalitet

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, foli për disa lojtarë, duke nisur nga Jonathan David: “Po, sezoni i tij është negativ. Ka shënuar disa gola, por nuk besoj se është lojtar për të fituar Champions-in apo tituj.

Në 30 vitet e fundit të historisë së Juventusit është e vështirë të gjesh sulmues që nuk kanë qenë vendimtarë. David e ka paguar shumë hapin e madh. Një gjë është Lille, në një kampionat me më pak presion, tjetër është të bësh diferencën te Juventusi. Në Torino pesha e fanellës është më e rëndë, duhet personalitet i madh”.

Më tej ai komentoi edhe për Edon Zhegrova dhe Loïs Openda: “Zhegrova ka shumë më tepër personalitet se David dhe Openda, që më duken sikur nuk duan të marrin përgjegjësi. Zhegrovës do t’i jepja besim, do të doja ta shihja në një Juventus me mentalitet fitues”.

Në fund, për Kenan Yildiz: “Kenan është fenomen. Duhet ndërtuar ekipi rreth tij, por edhe me Conceição, Zhegrova e Boga. Yildiz është numri 10 i Juves, një fuoriklas”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.