Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 84.93 ▼4.9%
ARI 4,089 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $65,407 ▲ +1.59% ETH $1,955 ▲ +4.27% XRP $1.1125 ▲ +1.31% SOL $76.6700 ▲ +2.98%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.93 ▼4.9 % ARI 4,089 ▲0.44 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 84.93 ▼4.9 % ARI 4,089 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
27 Jul 2026
Breaking
Bota

Referendumi britanik, FMN: Dalja nga BE-ja do t’iu “shkatërronte”

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në dokumentin e tij të fundit mbi perspektivën e botës, ka paralajmëruar se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të shkaktonte “dëme të rënda rajonale dhe globale”.
Një “Brexit” i mundshëm do të prishte shumë prej marrëdhënieve tregtare të krijuara, si dhe do të shkaktonte “sfida madhore” si për Britaninë, ashtu dhe për pjesën tjetër të Europës, bën të ditur FMN.
Sipas institucionit më të madh kredidhënës botëror, referendumi britanik ende pa u mbajtur ka shkaktuar pasiguri për investitorët, ndërsa një rezultat në favor të daljes së ishullit nga unioni do t’i forconte edhe më tej këto pasiguri. FMN njofton gjithashtu se vota “pro daljes” ka qenë “vazhdimisht e gabuar” edhe në perspektivat e publikuara në të kaluarën.
Megjithatë, ky parashikim i ashpër nuk mjafton, sepse Britanisë i është rishikuar në ulje edhe rritja ekonomike. Tashmë FMN pret që rritja ekonomike në Britani të jetë 1.9% gjatë këtij viti, krahasuar me përllogaritjen e janarit në rreth 2.2%. Për vitin e ardhshëm, institucioni financiar ndërkombëtar pret një rritje prej 2.2%, një shifër e pandryshuar nga parashikimi i mëparshëm.
Por, në rast se referendumi do të vendoste në favor të largimit nga BE, FMN-ja pret negociata të stërzgjatura mbi marrëveshjet e post-daljes, që sipas tij “mund të peshojnë rëndë mbi besueshmërinë dhe investimet, gjëra që rrisin paqëndrueshmërinë e tregjeve financiare”.
Fondi Monetar beson gjithashtu se dalja e Britanisë nga BE-ja do të “prishte apo reduktonte edhe tregtinë e ndërsjelltë dhe flukset financiare”, si dhe do të kufizonte përfitimet nga bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi, përfshi këtu ato që rezultojnë nga ekonomia e shkallës.
Gjithsesi, FMN bëri të ditur se kërkesa e brendshme, e forcuar prej uljes së çmimit të energjisë dhe një tregu më të gjallëruar të pronës, do të ndihmonte në kompensimin e ndikimit në rritjen e ekonomisë, përpara mbajtjes së referendumit.
Kancelari i Thesarit, George Osborne (ministër i Ekonomisë) tha se komentet e FMN-së përforcojnë edhe më tej alternativën e qëndrimit në BE. “FMN-ja na ka dhënë paralajmërimet më të qarta dhe të pavarura, mbi ato gjëra të këqija që do të mund të na vinin nga largimi prej BE-së”, tha ai. Këtë parashikim të FMN-së e ka përshëndetur edhe kryeministri britanik, David Cameron, i cili përmes Tëitterit shkruan: “FMN-ja ka të drejtë, largimi nga BE-ja na vë përballë risqeve tepër të mëdha për ekonominë britanike. Ne jemi më të fortë, më të sigurtë dhe më të mirë nëse qëndrojmë në BE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.