☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.84 ▲0.82%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,897 ▼ -4.25% ETH $2,244 ▼ -4.95% XRP $1.2340 ▼ -6.88% SOL $95.2700 ▼ -7.07%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.84 ▲0.82 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.84 ▲0.82 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi sot në lidhje me reformën territoriale, duke theksuar se Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se mazhoranca që hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë.

“Kjo nuk është reformë administrative. Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj”, shkruan Zhupa.

Zhupa shtoi se, heqja e statusit të bashkive nuk është reformë, por është centralizim.

“Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë”, theksoi ajo.

Sipas saj, Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë, por janë pjesë e identitetit, historisë dhe trashëgimisë të Shqipërisë.

“Prandaj jemi kundër çdo plani për t’i shkrirë si bashki dhe për t’i bashkuar me Bashkinë e Sarandës”, shkruan ajo.

Deputetja demokrate thekson se Delvina është një nga qendrat më të vjetra historike të vendit, me kontribut të rëndësishëm në historinë, arsimin, kulturën dhe jetën shpirtërore të Shqipërisë, ndërsa Konispoli, si qyteti më jugor i vendit, ka një rëndësi të veçantë strategjike, kufitare, historike dhe kombëtare, si edhe përfaqëson traditat e Çamërisë.

“Ftoj çdo qytetarë të Delvinës dhe Konispolit ta kundërshtojê pavarësisht bindjeve politike. I bëj thirrje deputetëve socialistê të qarkut Vlorë të dalin kundër, mos votojnë dhe mos pranojnë këtë plan kundra qytetarëve”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.