☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Restaurohet Kulla e Turanit, Gonxhja: U respektuan teknikat tradicionale të ndërtimit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dha sot lajmin se përfunduan me sukses punimet restauruese në Kullën e Turanit, në fshatin Turan të Korçës.

Ndërhyrja emergjente u përqendrua në masa konsoliduese dhe restauruese, pasi Kulla e Turanit ishte e përfshirë në listën e objekteve në rrezik të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë.

Ministri Gonxhja tha se, çdo ndërhyrje është kryer duke respektuar autenticitetin e monumentit dhe teknikat tradicionale të ndërtimit, me synimin për të ruajtur vlerat e tij historike dhe kulturore.

Restaurimi u arrit falë investimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe zbatimit të projektit në bashkëpunim me DRTK Korçë.

Ky restaurim përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin e IKTK-së për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke garantuar që monumente me vlera të veçanta t’u përcillen të ruajtura brezave të ardhshëm.

E ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Turanit përfaqëson tipologjinë karakteristike të kullave fushore të juglindjes së vendit.

Ajo ka një planimetri katrore me përmasa të vogla dhe një mjedis në çdo kat, me funksion të përqendruar kryesisht në mbrojtje, gjë që vihet re edhe nga mungesa e dritareve dhe volumi i mbyllur. Ajo ka një lartësi prej 15 metrash dhe ndahet në katër kate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.