☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Revista “Flamuri i Arbërit”, 143 vjet histori

Më 20 korrik të vitit 1883, në Koriliano Kalabro doli në shtyp revista e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e letrare “Flamuri i Arbërit”.

Revista “Flamuri i Arbërit” u themelua nga Jeronim De Rada, një prej personaliteteve më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të XIX si dhe të botës arbëreshe. De Rada njihet si “babai” i gazetarisë shqiptare, pasi botoi gazetën e parë në gjuhën shqipe “Shqiptari i Italisë” (L’Albanese d’Italia) në Maq të Kozencës, në vitin 1887.

Ai ngriti zërin për mbështetjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) duke frymëzuar të tjerë atdhetarë për ruajtjen e trojeve të pacenuara shqiptare. Kjo e frymëzoi të botonte të përmuajshmen “Flamuri i Arbërit” ose “La Bandiera Albanese” e cila u botua në vendlindjen e tij, Kozenca. Revista luajti rol të rëndësishëm për njohjen e Shqipërisë në Evropë si vendi i një populli të lashtë e me tradita, demaskoi synimet e fuqive të huaja për copëtimin e Shqipërisë, dhe shërbeu si një thirrje e përbashkët patriotike për arbëreshët dhe shqiptarët, që t’i shërbente misionit të pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimit Kombëtar.

De Rada mbajti letërkëmbim me Thimi Mitkon, Zef Jubanin, Sami Frashërin, Elena Gjikën dhe Dora d’Istrian si dhe me studiues e shkrimtarë të huaj, të interesuar për Shqipërinë, si albanologu francez Ogyst Dozon, me baroneshën Jozefin fon Knorr dhe gjuhëtarin austriak Gustav Majer, në shërbim të njohjes së Shqipërisë dhe çështjes kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.