☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,849 ▲ +0.71% ETH $2,685 ▲ +0.73% XRP $1.4892 ▲ +1.27% SOL $119.7900 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Rihanna drejt rikthimit në skenë, A$AP Rocky zbulon lajmin e shumëpritur

Fansat e Rihannës mund të kenë më në fund një arsye për të festuar. Pas një pritjeje gati një dekadëshe, këngëtarja duket se po punon për rikthimin e saj të madh muzikor.

Lajmin e ka zbuluar partneri i saj, reperi A$AP Rocky, gjatë një interviste në podcastin “The Jason Lee Show”, ku konfirmoi se Rihanna aktualisht ndodhet në studio.

“Ajo është në studio tani,” tha Rocky, duke shtuar me humor se ajo “po gatuan” diçka të re për fansat.
Reperi nuk dha shumë detaje rreth projektit, por hodhi poshtë edhe mundësinë që ai dhe Rihanna të publikojnë një album të përbashkët. Ai gjithashtu bëri shaka se mund të “futej në telashe” pasi zbuloi këtë informacion.

Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, nuk ka publikuar një album të plotë që prej vitit 2016, kur doli në treg “Anti”, albumi që përfshinte hite si Work, Love on the Brain dhe Needed Me.

Gjatë këtyre viteve, artistja 38-vjeçare është fokusuar në sipërmarrjet e saj, duke ndërtuar perandorinë Fenty Beauty, ndërsa ka publikuar vetëm disa këngë të veçanta, përfshirë Lift Me Up për filmin Black Panther: Wakanda Forever.

Në një intervistë të mëparshme për Harper’s Bazaar, Rihanna kishte treguar se ndihej më pranë se kurrë me përfundimin e albumit të ri, por theksoi se nuk dëshironte të publikonte diçka që nuk do të përmbushte pritshmëritë e fansave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.