☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rikonstruktohet rruga Sukth – Maminas/ Lehtëson trafikun drejt Gjirit të Lalzit gjatë sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e rrugës Sukth – Maminas ku po punohet për zgjerimin e trasesë, asfaltin, trotuaret dhe ndriçimin.

Kryeministri theksoi se ky segment do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik në aksin Maminas – Gjiri Lalzit, ndërkohë që në gjithë zonën janë 3 segmente ku po punohet paralelisht.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se janë 6.3 km rrugë ku po kryhet rehabilitimi i dy shtresave asfaltike duke filluar nga autostrada.

Sipas saj, “ky investim do t’i shërbejë lehtësimit të fluksit gjatë sezonit turistik pasi  shkarkon qarkullimin e rrugës së Maminasit deri në Gjirin e Lalzit”.

Sako informoi se rruga mbaron për 1 muaj, ndërsa theksoi se në gjithë aksin e saj është bërë zgjerimi në 6 metra i rrugës ekzistuese që ka qenë më e ngushtë.

“Aty ku ka zonë urbane rruga do të pajiset me trotuar dhe sinjalistikë për qëndrim autobusi. Po ashtu rruga do të ketë sinjalistikë ndihmëse në gjithë aksin”, tha Sako.

Kryebashkiakja e Durrësit tha se rruga do t’i vijë në ndihmë komunitetit të zonës por edhe pushuesve që frekuentojnë këtë zonë turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.