☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,059 ▼ -0.11% ETH $2,247 ▲ +0.27% XRP $1.1782 ▼ -3.12% SOL $90.5800 ▲ +0.39%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Rrahmani: Po bëjmë hapa përpara për rinovimin, nuk dimë asgjë rreth Lukakut

Pas fitores 4-0 ndaj Cremonese dhe portës së paprekur, foli Rrahmani: “Varet nga skuadra, qasja dhe qëndrimi. Sot ishte i duhuri, ndaj ky është rezultati i ndeshjes”. I kthyer pas mbi dy muaj dëmtimi, kosovari shtoi: “Isha mbi dy muaj jashtë, periudhë e vështirë. Kemi pasur mungesa dhe fat të keq”.

Për Lukakun: “Nuk kemi pasur kontakte me të. Nuk jemi parë dhe askush nuk e di situatën e tij”. Për sezonin: “Duhet ta mbajmë vendin e dytë, është shumë e rëndësishme. Mund të kishim bërë shumë gjëra të bukura, por ishim të pafat. Duhet të luftojmë deri në fund”. Për rinovimin: “Po bëjmë hapa përpara, do të shohim çfarë ndodh”.

Për deklaratën e Contes pas ndeshjes: “Trajneri tha se një humbje si ajo kundër Lazios mund të ndodhë, sidomos në një sezon plot vështirësi. Ne u përgjigjëm në mënyrën e duhur në fushë. Ndeshja mund të komplikohej, edhe për Cremonese nuk ishte e lehtë, duke qenë se po lufton për mbijetesë. Edhe një herë dhamë përgjigjen e duhur”.

Gjithashtu për Conten: “Ka qenë një periudhë e vështirë për të dhe stafin. Duhet të jemi mirënjohës që kemi një skuadër të gjerë, me lojtarë gati për të zëvendësuar ata që mungojnë. Për ne futbollistët është më e lehtë kur kemi një trajner që e njohim mirë. Në këto dy vite nuk kemi bërë keq: kemi fituar një titull, një Superkupë dhe po luftojmë për vendin e dytë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.