☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.81 ▲2.76%
ARI 4,320 ▼2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,120 ▲ +1.75% ETH $2,523 ▲ +1.54% XRP $1.4023 ▲ +4.31% SOL $101.9300 ▲ +2.07%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.81 ▲2.76 % ARI 4,320 ▼2.03 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren e brendshme të Gjykatës së Posaçme Antikoprrupsion (GJKKO) me argumentin se censuron drejtpërdrejt punën e medias dhe gazetarëve.

Kreu i AGSH Isa Myzyraj tha se në padi është kërkuar fillimisht pezullimi i rregullores e më pas shfuqizimi si e papajtueshme me kushtetutën. Ndër të tjera, ai thotë se pika kryesore e kërkesës është mbështetur në prekjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim.

“Kemi paraqitur kërkesën për të pezulluar rregulloren e GJKKO-së, dhe më pas për ta shpallur atë antikushtetuese. Jemi të bindur që ajo rregullore cenon lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarëve për t’i përcjellë publikut atë çfarë ndodh brenda GJKKO-së. Rregullore censuruese ndaj mediave. Shpreh zhgënjimin ndaj GJKKO-së, ku pavarësisht thirrjeve tona për një dialog, tryezë diskutimi, GJKKO nuk ka marrë mundimin të kontaktojë gazetarët ose të krijojë ura komunikimi që kjo rregullore të bëhet më e mirë për lirinë e shprehjes.

Ankimi duhet bazuar në Kushtetutën e Republikës. Pika kryesore që kemi ngritur është prekja e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së informimit, janë dy nga shtyllat kryesore të demokracisë. Ne kemi saktësuar në padinë prej 127 faqesh të gjitha shqetësimet tona, përfshirë aksesin në drejtësi të medias dhe qytetarëve. Formularët për të aksesuar një grup WhatsApp janë absurde dhe të pakuptimta. Është në dorën e 8 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse ka shkelje kushtetuese dhe deri ku shkon”, tha Isa Myzyraj, kreu i AGSH.

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme, që ka hyrë në fuqi më datë 1 shtator, ndalon praninë e gazetarëve në seanca gjyqësore me celularët e tyre. I ndaluar gjithashtu është dhe regjistrimi me audio i seancës ndërsa prania e kamerave vijon të mbetet e debatueshme për çdo seancë.

Në seancë, për të mbajtur shënime me laps e letër, do të lejohen vetëm ato gazetarë që kanë plotësuar formularët e akreditimit, një pjesë e madhe e tyre kanë refuzuar dhe janë përjashtuar nga grupet e komunikimit në Whatsapp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.