☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,746 ▼ -0.71% ETH $2,478 ▼ -2.19% XRP $1.3398 ▼ -2.12% SOL $99.6600 ▼ -2.29%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

Rreth 160 ton napalm nisen për t’u shkatërruar në Francë

Rreth 160 ton napalm, që ndodhen tani të paketuara në mënyrë të sigurt në portin e Durrësit, janë transportuar sot drejtë Francës për tu shkatërruar. 

Ceremonia e mbajtur sot në Portin e Durrësit, shënon fundin e një projekti të përbashkët mes Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme ushtarake.

Të pranishëm qenë Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe përfaqësues të trupit diplomatik, shtetet e të cilëve kanë financuar këtë projekt.

Prezenca e OSBE-së e ka mbështetur procesin e çmilitarizimit në Shqipëri që prej vitit 2008, kur filloi shkatërrimi i municioneve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme. Në maj 2015, Prezenca ndihmoi në shkatërrimin 116 tonëve kimikatesh të rrezikshme. Më parë, ajo kishte ndihmuar në shkatërrimin e 60 tonëve melanzh – një përbërës toksik i karburantit të raketave – dhe të 120 tonëve diklorometan. Po ashtu, Prezenca ka ofruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta. 

Në fjalën e tij të sotme, ambasadori Bernd Borchardt falënderoi Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së që e kanë mbështetur financiarisht procesin e çmilitarizimit, duke veçuar Austrinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Ai përgëzoi edhe pjesëtarët e Njësisë Kimike të Forcave të Armatosura Shqiptare për punën e tyre të shkëlqyer në vite. 

“Teksa vlerësojmë punën që po bëhet nga shumë aktorë në rajon për asgjësimin e sigurt të municioneve të vjetra ushtarake, gjithashtu nxisim që modeli i çmilitarizimit i Shqipërisë të shtrihet edhe në rajon, jo vetëm për ta bërë rajonin më të sigurt, por edhe për të shfrytëzuar sa më mirë infrastrukturën ekzistuese dhe përvojën e fuqisë punëtore.” 

Duke cituar fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Lambertro Zannier gjatë një ceremonie të ngjashme, në maj 2015, në Qafë-Mollë, Borchardt tha se projekti nxori në pah praninë e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin efikas mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prezencës së OSBE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.