☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.88 ▼0.36%
ARI 4,219 ▼1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,748 ▼ -2.17% ETH $1,642 ▼ -2.27% XRP $1.1192 ▼ -4.24% SOL $64.6500 ▼ -3.25%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.88 ▼0.36 % ARI 4,219 ▼1.57 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.88 ▼0.36 % ARI 4,219 ▼1.57 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rrëzimi i avionit, Tahiri: Nuk po aludoj që Noka ka lajmëruar trafikantët…thjesht pres përgjigje!

Ministria e Brendshme reagoi pas akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka, se ministri Saimir Tahiri ka dekonspiruar hetimet për avionin e rrëzuar në Ishëm me pilot italian.

Sipas Nokës, Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor duke bërë publike faktin që piloti 69-vjeçar Guido Andrea Guidi kishte pranuar se ndodhej në Shqipëri për të testuar pistën 1.5 km pranë grykëderdhjes së Ishmit, me qëllim që një muaj më pas të transportonte 250 kilogramë kanabis.

Sipas Nokës, fakti që u mësua se piloti do të bashkëpunonte me drejtësinë shqiptare dhe do të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të tij, është bërë me qëllim nga ministri Tahiri për t’i çuar fjalë trafikantëve që të largohen nga vendi.

Në reagimin e tij, Tahiri i kërkon Nokës që nëse ka prova për prokurorin që ka nxjerrë informacionin atëherë të bëjë kallëzim.

“Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion. Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka, në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Më tej, ministri ngre disa pyetje ndaj deputetit demokrat, duke kërkuar të dijë arsyen përse Flamur Noka zbuloi nga Parlamenti se në Ishëm ishte rrëzuar një avion, në kohën që policia kishte nisur hetimin?

“Por ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?”, thuhet në njoftim.

Më tej vijohet: Me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje.

“Përtej çdo akuze, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit”, – përfundon reagimi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.