🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,478 ▼0.3%
DOW 51,720 ▲0.3%
NASDAQ 26,223 ▼1.11%
NAFTA 73.58 ▼2.99%
ARI 4,199 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,525 ▲ +0.53% ETH $1,738 ▲ +0.56% XRP $1.1379 ▼ -0.5% SOL $73.1400 ▼ -1.64%
S&P 500 7,478 ▼0.3 % DOW 51,720 ▲0.3 % NASDAQ 26,223 ▼1.11 % NAFTA 73.58 ▼2.99 % ARI 4,199 ▼1.12 % S&P 500 7,478 ▼0.3 % DOW 51,720 ▲0.3 % NASDAQ 26,223 ▼1.11 % NAFTA 73.58 ▼2.99 % ARI 4,199 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Rritet numri i fëmijëve me dioptri, mjekët apelojnë për kontrolle para regjistrimit në shkollë

Rritja e numrit të fëmijëve që vuajnë nga problemet me shikimin është kthyer në një shqetësim serioz për prindërit dhe mjekët.

Sipas mjekes Valvita Reci gjithnjë e më shumë fëmijë po përballen me rritje të shpejtë të dioptrisë – veçanërisht me miopi (shikim i dobët në largësi).

Ekspertët e kësaj fushe poashtu theksojnë disa faktorë kryesorë: qëndrimi i zgjatur para ekraneve (telefon, tablet, kompjuter), mungesa e ekspozimit në dritë natyrale, lodhja vizuale dhe mungesa e aktivitetit fizik në ambient të hapur janë ndër shkaktarët kryesorë.

Sot, shumë fëmijë kalojnë më shumë kohë brenda sesa jashtë, çka ndikon në zhvillimin jo të duhur të sistemit të tyre vizual.

“Mund të them që qëndron problemi te përdorimi I gjatë I telefonave ,I kompjuterit ,qëndrimi në ambiente të mbyllura ,mosfshfrytëzimi I aktiviteteve të jashtme shkakton që të rriten problemet e shikimit tek fëmijët .Ne I vërejmë sepse ata e kanë patjetër të bëjnë kontrolla para se të regjistrohen në klasë të parë dhe aty I zbulojmë shumë crregullime të shikimit tek këta fëmijë .Teknologjia e avancuar është ajo që ka ndikuar shumë në rritjen e problemeve me shikimin tek fëmijët”, deklaroi oftalmologia Valvita Reci.

Mjekja Valvita Reci thekson që fëmijët para regjistrimit në klasë të parë duhet të bëjnë kontrollë të syve për evitimin e problemeve të mëvonshme tek sytë.

“Është me rregull secili fëmijë përpara se të regjistrohet në klasë të parë të ketë një kontrollë nga oftalmologu ,që është një gjë shumë e mirë viteve të fundit ku ne edhe I zbulojmë këto crregullime pastaj dhe I mjekojmë ,por edhe në kontrollat rutinore edhe tek fëmijët më të rritur në periudhën e adoleshencës ka fëmijë që edhe atëherë I zbulojnë këto probleme me shikimin me devijimin e syve kemi edhe probleme të tilla ,por mund të them që kohëve të fundit është rritur numri besoj që kjo I atribuohet përdorimit të telefonave të kompjuterit kur rrijnë shumë gjatë ,mos shfrytëzimi I dritës së diellit këto janë ndër faktorët që e rrezikojnë”, u shpreh Reci.

Mjekët këshillojnë që fëmijët të kontrollohen rregullisht nga okulisti, të kufizohet përdorimi i pajisjeve elektronike, dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë në dritë natyrale – të paktën një deri në dy orë në ditë. Kjo ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të shikimit dhe zhvillimin e shëndetshëm të syve.

Poashtu kujdes të shtuar duhet të kenë prindërit që tua mbajnë fëmijëve syzat me rekomandim të mjekut sepse disa diagnoza të syve mund të përmirësohen me mbajtjen e syzave dhe ushtrimet e syve ,që në të ardhmen nuk do të kenë nevojë fare ti mbajnë syzat. /rtvm2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.