☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.61 ▲0.26%
ARI 4,553 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,865 ▲ +8.69% ETH $2,265 ▲ +18.39% XRP $1.1107 ▲ +10.66% SOL $85.8300 ▲ +11.5%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.61 ▲0.26 % ARI 4,553 ▲0.16 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.61 ▲0.26 % ARI 4,553 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Rritet pabarazia ekonomike në Amerikë

Shefja e Rezerves Federale amerikane shprehu alarmin të premten mbi rritjen e pabarazisë ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

shbaAjo shtroi pyetjen nëse shtimi i pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve është në përputhje me idealin amerikan të mundësive për të gjithë. Janet Yellen, në një fjalim për shanset ekonomike, tha se prirjet në dekadat e fundit tregojnë se hendeku mes të të ardhurave dhe shanseve po arrin pikën më të madhe në thuajse një shekull. Ajo përmendi të dhënat që tregojnë se të ardhurat mesatare të 5 përqind të familjeve amerikane, që përbëjnë të pasurit, janë shtuar 38 përqind nga 1989 deri në 2013. Ajo tha se të ardhurat për 95 përqind të familjeve të tjera u rritën më pak se 10 përqind gjatë të njëjtës periudhë. Ajo po ashtu e përshkroi zgjerimin e hendekut të pasurisë si edhe më të zymtë. Ajo tha se vlera mesatare e pasurisë për shtresën e ulët ose 50 përqind të familjeve amerikane ose më shumë se 60 milion familje, ishte 11 mijë dollarë në vitin 2013. Duke përllogaritur inflacionin, ajo tha se kjo figurë ishte 50 përqind më e ulët se në vitin 1989. Ajo tha se të pasurit e Amerikës ose 5 përqind e familjeve amerikane kishin pësuar një rritje të vlerës së pasurisë së tyre mesatare nga 3.6 milion dollarë në vitin 1989 në 6.8 milion vitin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.