☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rruga Përmet-Çarshovë, shumë shpejt mundësi e re për shijuar mrekullitë e natyrës

Zonat me natyrë piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.
E tillë është rruga Përmet-Çarshovë, aktualisht një kantier i hapur, por që shumë shpejt do të kthehet në një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare falë projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet-Çarshovë”.
Bashkia e Përmetit bën të ditur se projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike dhe impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.
Rruga Përmet-Çarshove është pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Përmet – Çarshovë, që lidh rrugën kryesore kombëtare SH4 (Aksin rrugor Veri-Jug) me qytetin e Këlcyrës, Përmetit dhe Çarshovës dhe më tej me kufirin me Greqinë në Pikën Doganore të “Tre Urave”, por është edhe pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korçë – Kapshticë. Segment ky shumë i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e zonave ku kalon kjo rrugë, por edhe për transportin e mallrave nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Ky aks rrugor, pjesë e të cilës është edhe rruga Përmet – Çarshovë kalon nëpër disa qytete apo qendra administrative të rëndësishme si më poshtë:Këlcyrë, Përmet, Çarshovë, Leskovik, Ersekë, Korçë, Bilisht, Kapshticë.

Ndërhyrja synon përmirësimin e konjektivitetit rajonal dhe ndërkufitar dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Përmetit, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.