☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Ruçi uron zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një mesazh urimi z. Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Populli shqiptar sheh në personalitetin Tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të Neë York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan në mesazhin e tij dërguar Kryetarit të Komitetit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një mesazh urimi z. Steny Hoyer, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Përvoja Juaj rreth tridhjetëvjeçare në Kongres si edhe kontributi Juaj i shquar në Grupin Demokrat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, janë garancia se nën lidershipin Tuaj, Grupi Demokrat do të kontribojë edhe më shumë që Dhoma e Përfaqësuesve tu shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan si edhe zhvillimit, ruajtjes së paqes, garantimit të sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet e demokraci.” thuhet në letrën që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgon Kryetarit të Grupit Demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, z. Steny Hoyer.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi i dërgoi sot një mesazh urimi z. James E. Risch, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nën lidershipin Tuaj, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Senati i ShBA-së do tu kontribojnë mbështetjes së zhvillimit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet, qytetërim e demokraci. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në letrën e urimit dërguar Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të ShBA, z. James E. Risch.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.