☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Ruhani: Turqia dhe Irani mund të bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se Turqia dhe Irani si dy vende fqinje dhe mike mund të bashkëpunojnë në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe mund të prodhojnë avion luftarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të mbajtur në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për prezantimin e avionit luftarak “Kevser”, Ruhani ka bërë vlerësime për sanksionet e SHBA-ve dhe marrëdhëniet me vendet fqinje.

Pasi ka vënë theksin se dëshirojnë të prodhojnë armë me kosto të ulët dhe me ndikim të lartë në industrinë e mbrojtjes, Ruhani tha se Irani sa vjen e forcohet në këtë fushë.

“Nga vendet fqinje dhe mike mund të bashkëpunojmë me Turqinë dhe Pakistanin në fushën e mbrojtjes”, tha presidenti Ruhani duke shtuar se mund të prodhojnë avion luftarak nëse këto vende punojnë së bashku dhe se këto vende kanë kapacitete për të bërë edhe më shumë.

Ai ka kritikuar sanksionet e SHBA-së ndaj Turqisë dhe ka nënvizuar se Irani është për bashkëpunim më të madh me vendet fqinje.

Duke mbrojtur idenë e tij se SHBA në botë është një shtet i “pabesueshëm”, Ruhani thekson se “SHBA-të e dinë shumë mirë se kostoja do të jetë shumë e rëndë për ta nëse ata sulmojnë Iranin”.

Ndërkohë, tek avioni luftarak “Kevser” thuhet se janë përdorur sistem avionikë dhe sistem i brendshëm, tregues HUD, radarë për shumë qëllime, karakteristika të leximit të hartave inteligjente dhe prodhim të kabinave dyshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.