☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.17 ▼0.58%
ARI 4,024 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,254 ▲ +0.2% ETH $2,329 ▲ +0.07% XRP $1.3111 ▲ +1.13% SOL $100.9300 ▼ -0.44%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,024 ▼0.36 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,024 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

RUMANI – Temperaturat e larta mbyllin centralin bërthamor

BUKURESHT, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Rumania do të ndalojë sot centralin e saj të vetëm bërthamor, “Cernavoda”, pasi niveli i Danubit, ujërat e të cilit përdoren për ftohjen e reaktorëve, ka rënë në një nivel rekord.

Ministria rumune e Energjisë njoftoi se reaktori i dytë i centralit do të fiket në mënyrë të kontrolluar për shkak të kushteve të pazakonta hidrologjike.

Reaktori i parë, me kapacitet 700 megavat, ishte ndalur që në fund të korrikut për të njëjtën arsye.

Centrali i “Cernavodës” prodhon zakonisht rreth 20% të energjisë elektrike të Rumanisë, ndaj mbyllja e tij përbën një sfidë për furnizimin me energji.

Qeveria ka deklaruar se mungesa do të kompensohet përmes energjisë së erës, burimeve të tjera alternative dhe importeve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm me konsumin e energjisë.

Autoritetet rumune kishin ndërmarrë më parë një sërë ndërhyrjesh për të vonuar mbylljen e reaktorit të dytë.

Punimet, që kushtuan më shumë se 2,0 milionë euro, përfshinë gërmime në shtratin e lumit, shpërthimin e një shkëmbi dhe vendosjen e katër platformave lundruese të mbushura me gurë, me qëllim drejtimin e një sasie më të madhe uji drejt centralit.

Rumania nuk është i vetmi vend që po përballet me këtë problem.

Hungaria po përpiqet të shmangë një mbyllje të plotë të centralit bërthamor të “Paksit”, i cili gjithashtu ftohet nga ujërat e Danubit.

Centrali, që siguron rreth një të tretën e nevojave elektrike të vendit, është tashmë pjesërisht i ndalur.

Me parashikimin se niveli i Danubit do të vazhdojë të bjerë, autoritetet hungareze kanë urdhëruar ndërtimin e një pragu nënujorpranë “Paksit”.

Kriza nxjerr në pah një problem në rritje për centralet bërthamore që varen nga lumenjtë për ftohje; valët ekstreme të të nxehtit dhe thatësirat mund të kërcënojnë funksionimin e tyre pikërisht në periudhat kur kërkesa për energji është më e lartë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.